IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Kam një Mesazh për Ty | Historia prekëse e Jorinës dhe dashuria e saj për hallën

by IMA Redaksia
2016/10/23
in TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
Kam një Mesazh për Ty | Historia prekëse e Jorinës dhe dashuria e saj për hallën

Jorina Mataj ishte personazhi i radhës në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare”. Ajo vjen nga qyteti i Vlorës dhe prej katër vitesh ka humbur babain e saj. Këtë ndarje të parakohshme nga jeta të tij, e ka përjetuar shumë keq. Për të është kujdesur halla e saj, Ylvija, e cila jeton në qytetin e Kuçovës. Sot Jorina ka një mesazh shumë të fortë për të. Për moderatorin Ardit Gjebrea, ajo rrëfen minutat e fundit të babait të saj dhe amanetet që ai i la.

ADVERTISEMENT

arditi

“Babai im ka vdekur në një nga ditët më të lumtura dhe ne nuk e prisnim vdekjen e tij. Në momentin që shoku i tij do martohej, kishte shkuar tek dasma të festonte. Në momentin kur erdhi në shtëpi, kemi biseduar të dy vetëm deri natën vonë, kemi qeshur dhe më pas shkova për të fjetur. Më pas dëgjoj një ulërimë të mamit, që më trembi sepse babi në ato momente ishte duke dhënë shpirt. Kur shkoj të shikoj çfarë kishte ndodhur, e shikoj babin të shtrirë në koridor. Duke më kapur tek dora fort, aty kisha edhe hallën, e cila më ka qëndruar pranë në çdo moment. Kur kam qenë aty dhe pashë babin ishte një bombë për mua ajo që pashë, që sot është një nga kujtimet e mia më të këqija. Ai më kapi tek dora dhe më thotë duke më lënë dy amanete shumë të forta për mua. Njëra është që unë të përfundoja studimet dhe ai dëshironte që unë të bëhesha mjeke, ndërsa amaneti tjetër ishte që unë të kujdesesha për motrën dhe për vëllain sepse ai nuk do të ishte më me ne. Ndërsa hallës i thotë vetëm një amanet, i thotë që donte të kujdesej për mua, pasi unë kisha moshën më delikate dhe isha edhe fëmija më i llastuar në shtëpi. Halla e ka mbajtur si mision, nga dashuria që kishte për të vëllanë dhe më ka qëndruar pranë në çdo moment. Ajo më ka qëndruar pranë edhe kur kam qenë sëmurë, pasi nga humbja e babait kalova një stres shumë të madh dhe sot e kësaj dite vuaj ende nga dobësimi i nervit. Nga vdekja e tij, unë nuk haja ushqim, qëndroja e vetme në dhomë, nuk doja të flisja me asnjë, jeta për mua ishte e kotë. Isha shumë e lidhur me të. Halla më qëndronte pranë dhe mami gjithashtu. Ajo më priste te dera e shkollës, sepse unë nuk  tregoja fare interes për asgjë. Debatonte me mua sepse unë nuk doja të shkoja në shkollë. E gjithë kjo gjendje zgjati tri vite.”

1

Jorina tregon për ditët e saj që tashmë nuk ishin më të gëzuara, çdo gjë për të ishte gri dhe e zymtë. Mjekët e kishin këshilluar që ajo të harronte çdo gjë, por në fakt e tillë skene, nuk mund të harrohet kurrësesi, thotë Jorina. Halla e saj është kujdesur për të në çdo moment, duke e ushqyer, duke e çuar në shkollë etj. Por Jorina nuk zbatonte asgjë nga porositë që halla i jepte, duke e bërë që të mërzitej dhe të derdhte lot.

Nga ana tjetër edhe mamaja e Jorinës po kalonte momente të vështira, pasi po vuante dyfish fatkeqësinë që e pushtoi.

“Mami u prek shumë nga kjo gjë, sa vinte edhe sëmurej. Një ditë dëgjova që ajo po fliste me hallën time, i tha që jam shumë e shqetësuar për Jorin, nuk më zë gjumi natën duke menduar se çfarë mund të ketë, çfarë duhet të bëjë unë që ajo të bëhet si motra dhe vëllai i saj. Ajo po qante! Nuk i durova dot lotët e saj dhe dal nga dhoma dhe shkoj të përqafoj mamin. Pas këtij momenti çdo gjë filloi të ndryshojë tek mua, ndoshta pasi unë kisha kohë që nuk e përqafoja, nuk i flisja dhe nuk këshillohesha me të për asgjë. E hodha të gjithë dashurinë që kisha tek babi, mamit. Fillova të reflektoja duke menduar se duhet të bëhem e fortë për mamin, duhet të çoj në vend amanetin e tim eti, për t’u kujdesur për motrën dhe vëllain. Dua t’i them edhe hallës që ajo të mos ketë më merakun që ka pasur për mua sepse ajo edhe sot e kësaj dite është me lot në sy. Unë dua t’i them asaj që të mos qajë më për mua, sepse unë do të bëhem e fortë, do t’i çoj ato amanete në vend dhe dua që ata të ndjehen krenarë për mua.”

3

Jorina ka fituar shkollën e lartë për Juridik, por halla e saj nuk e priti mirë këtë fakt. Babai i Jorinës gjithmonë ka dashur që ajo të bëhej mjeke ose kirurge. Por për të, ky profesion është shumë i vështirë, pasi ajo është e dobët shpirtërisht për t’u bërë mjeke.

Ajo e solli hallën e saj në këtë studio, për t’i kërkuar falje të çdo gabimi që ka bërë, që e ka bërë atë të qaj, që nuk çoj dot amanetin e babait në fund për t’u bërë mjeke. Por ajo ishte aty edhe për ta falenderuar për të gjithë mundin, që ajo ka bërë për Jorinën.

2

“Ti je heroina ime, pa ty nuk do të isha sot këtu ku jam, të merrja guximin dhe të të kërkoja falje për të gjitha gjërat që të kam shkaktuar”.

ADVERTISEMENT

“Shpirti i hallës, unë jam krenare për ty, dua të të shikoj të të qeshi fytyra gjithmonë zemra ime! Halla të do fort!”

Dashuria e Jorinës për hallën e saj është e pafundme dhe ajo vazhdimisht i thotë se do ta bëjë krenare atë dhe familjen e saj./tvklan.al

Previous Post

Dua Lipa prezantuese e “Teen Music Awards”

Next Post

“Yjet e së Ardhmes”, nisin xhirimet e filmit kushtuar të moshuarve

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
“Yjet e së Ardhmes”, nisin xhirimet e filmit kushtuar të moshuarve

"Yjet e së Ardhmes", nisin xhirimet e filmit kushtuar të moshuarve

Gazetarja “legjendare” e Top Channel me një pozicion të ri

Gazetarja "legjendare" e Top Channel me një pozicion të ri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA