Emisioni “Stop” sjell sonte me zë dhe figurë krimin shëndetsor, që bëhet cdo ditë me shëndetin tonë.Kamera e fshehtë e programit ka faktuar gjithcka ndodh në magazinat e ushqimit, ku ndërrohen etiketa e falsifikohen produkte.
Më pas këto produkte hidhen sërish në treg e përfundojnë në tavolinat tona.
Për cilat produkte bëhet fjalë dhe cilët janë subjektet, që na vënë në rrezik shëndetin, mund ta mësoni sontë në emisionin “Stop” në orën 20.10 në ekranin e TV Klan.








