Për herë të parë në historinë e televizionit italian Kampionati Botëror i futbollit do të transmetohet falas në kanalet Mediaset. 64 ndeshjet e Rusi 2018 do të vijnë ekskluzivisht në tre kanale pa asnjë anonim për teleshikuesin italian në cilësinë HD.
Në platformën satelitore pa pagesë Tivusat do të transmetohen ndeshjet e Botërorit “Rusi 2018” në kanalet Canale 5, Italia 1 dhe Canale 20. Gjithashtu kanali Mediaset Extra HD do të pasqyrojë në transmetim 24/24 orë programacion dedikuar tërësisht Botërorit.