Sonte nata finale e “MasterChef Junior Albania”

Edhe “MasterChef Albania Junior” do të mbërrijë sonte në episodin e tij të fundit për këtë sezon të dytë në ekranin e RadioTelevizionit Shqiptar.

Për rreth 12 javë, spektakli i kulinarisë për të vegjël i cili u rikhye pas disa vitesh mungesë, solli në ekranin e RTSH1, 32 fëmijë me pasion gatimin.

Roeli 11 vjeç dhe Denisa 13 vjeç do të jenë dy vogëlushët finalistë për këtë sezon, ku natën e sotme do të konkurojnë me një menu në tre raunde: antipastë, pjatë kryesore dhe embëlsirë.

Fituesi përveç kupës së MasterChef do të marri dhuratë edhe një paketë pushimesh familjare në DisneyLand.

MasterChef Albania Junior do të vijë sonte në orën 20.35 në ekranin e RTSH1 HD./IMA/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.