Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu sezonin e ri do të jenë pjesë e Ora News.
Të dy prezantuesit kanë nënshkruar sot kontratën me pronarin e këtij televizioni, Ylli Ndroqi, ndërsa Kelvi ka ndarë lajmin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Kelvi Kadilli largohet kështu nga Top Channel ku drejtoi emisionin Pop Culture, ndërsa Arjola Shehu i ka përfunduar sezonin televiziv në Tv Klan.
Dy prezantuesit do të jenë pjesë e emisionit të mëngjesit.