Sezoni i ri televiziv, Tv Klan mbyll dy emisione

Pa nisur ende shtatori kanë filluar edhe ndryshimet e programacioneve, mbylljet e emisioneve, zëvendësimet e moderatorëve, hapja e programeve të reja etj. Këtë herë ndryshimet vijnë nga TV Klan i cili nga shtatori nuk do transmetojë më dy programe të njohura.

Burime për “News31.al” bëjnë të ditur se emisioni “Ditë për ditë” i cili kishte në fokus showbizin dhe lifestyle-in e që drejtohej nga Alba Çobaj nuk do të transmetohet më në shtator.

Po ashtu edhe emisionin e gatimit me dy shefat e kuzhinës Alfio dhe Indriti “Sfida e gatimit” nuk do ta shohim më nga shtatori.

Nuk dihet ende cilat emisione do të nisin nga shtatori që do të zëvendësojnë këto dy programe që transmetoheshin në orarin e paradites dhe mesditës, por na mbetet të presim për të reja.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.