IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Kelvi Kadilli: Është më i lehtë “penetrimi” i publikut të TV-së sesa i radios!

by Dritan Sakuta
2016/08/29
in EKSKLUZIVE
Reading Time: 4 mins read
A A
Kelvi Kadilli: Është më i lehtë “penetrimi” i publikut të TV-së sesa i radios!

Jemi mësuar që ta shohim në IN TV në emisionin e tij Vip Room, por ky nuk është i vetmi locacion i Kelvi Kadillit në IN Media. Mesa duket ndër pasionet e tij është dhe radio. Prej gati një viti Kelvi drejton një emision në IN Radio. Në një intervistë ekskluzive për InfoMedia Albania, ai na zbulon disa detaje nga puna në radio dhe jo vetëm.

ADVERTISEMENT

Kelvi, jemi mësuar të të shohim në IN TV por ti gjithashtu drejton dhe një emision në IN Radio. Si e gjen veten në radio në krahasim me TV.

Radio është një pasion i vjetër të cilin e kam nisur para shumë vitesh. Në IN Radio kam më shumë se një vit dhe ndihem shumë mirë por radio nuk ka lidhje me televizionin. Kamera e televizionit të jep mundësinë të shfaqesh më shumë elemente që ndihmojnë njeri-tjetrin. Është më i lehtë penetrimi tek shikuesit e TV-së sesa në radio (nëse je i zoti). Në radio, arma e vetme dhe më e fortë që ke është mikrofoni dhe vetëm kaq. Me anë të mikrofonit ti duhet t’i bësh njerëzit të të ndjekin dhe kjo nuk është e lehtë. Kërkon përkushtim, përqëndrim dhe mbi të gjitha pasion (edhe zë të bukur). Nëse nuk ka pasion nuk ka asgjë. Radio është art më vete!

14159888_1710328815894163_324064903_n

Në një intervistë të dhënë për IMA ke deklaruar se të pëlqen televizioni për vëmëndjen që ofron, po në radio? Dhe si janë radiot në Shqipëri, krahesuar me ato ndërkombëtaret?

ADVERTISEMENT

Ështe e vërtetë që televizioni më jep më shumë adrenaline sesa radio por ka të bëjë me natyrën time. Në të njejtën kohë televizioni është një thithës energjie i tmerrshëm ndryshe nga radio të cilën unë e përdor si karikues të energjive të mia. Radiot në Shqipëri për fat të keq nuk janë ato që kanë qënë përpara disa viteve. E vërteta është se njerëzit para disa viteve në Shqipëri ndiqnin më tepër radio sepse nuk kishin shumë alternativa për të kaluar kohën dhe ishte i vetmi vënd ku mund të dëgjoje muziken tënde të preferuar. Me avancimin e teknologjisë njerëzit i kanë këngët e tyre nepër iPad dhe telefona. Pavarësisht kësaj, mendoj që edhe përkushtimi i mediave radiofonike nuk është ai i dikurshmi por kjo sigurisht lidhet dhe me kërkesat e njerëzve. Sidoqoftë mendoj që një staf i përkushtuar dhe me intuitë të zhvilluar si ai i IN Radio, e di gjithmonë se cfarë i pëlqen njerëzve dhe unë këtë e masë tek komentet që marrë gjatë emisionit IN Traffic që bëj cdo ditë nga ora 16:00 deri në 19:00. Për sa i përket radiove jashtë Shqipërisë mund të them se janë më lart sesa radiot tona dhe kjo ndodh sepse prezantuesit radiofonikë jashtë shtetit e kanë me shumë pasion punën që bëjnë dhe japin maksimumin, ndryshe nga shumica e atyre shqiptarëve që futen në media, radio ose tv vetëm për të bërë selfie dhe për të marrë rrogën në fund të muajit.

Qarkullojnë fjalë për një lidhje dashurie. Cila ta ka marrë zemrën dhe si e sheh këtë lidhje që po përjeton në ndikim me punën?

Lidhje dashurie është fjalë e madhe. Unë e kam shumë të vështirë të besoj tek njerëzit dhe kam nevojë ti marrë gjërat shtruar derisa të them “Të dua”. Jam me dikë dhe sigurisht që ndikon edhe në punën time por jo në një formë negative. Seksi i mirë ka gjithnjë ndikim pozitiv… Hahah


14101974_1710328809227497_412386890_n

Cili është opinioni yt objektiv mbi radiot në Shqipëri?

Radiot në Shqipëri, si thashë edhe më sipër, nuk janë ato që kanë qenë dikur dhe kjo ka të bëjë edhe me prezantuesit e dikurshëm. Për shëmbull po të flasim për Top Albania Radio, aty kanë punuar emra si Alketa Vejsiu, Gerta Heta dhe Arbana Osmani të cilat sot janë femra në karrierë dhe shumë të arrira. Por jo vetëm kaq! Radio nuk ka vetëm prezantuesit por janë edhe ata që merren me muzikën. Është e vështirë të gjesh një DJ të përkushtuar që punon me pasion në radio në vitin 2016. Me keqardhje mund të them që sot janë shumë pak ata që e bëjnë radion me pasion. Mendoj që radiot shqiptare kanë nevojë për punë!

Ka disa gojë të mira, nga ato të ligat, që thonë se ti je premtues për një Adi Krasta të ri. Si ndihesh ndaj këtyre zërave?

Unë nuk jam tip që vihem kollaj në siklet por kjo pyetje më pëlqeu shumë (Qesh). Adi Krasta është prezantuesi më i mirë që ka pasur dhe ka Shqipëria. Nëse një ditë do isha si ai do ndihesha vërtetë shumë i lumtur dhe sigurisht i plotësuar profesionalisht por ka shumë punë deri atëherë. Kështu që më jepni pak kohë… (Qesh)

fgjhfghA ke pasur kërkesa nga media të tjera për të punuar për to?

Po, kam pasur kërkesa të tjera por asnjëherë nuk jam tunduar të iki nga IN. Mendoj se nëse vendos të lëshosh rrenjë diku duhet të marrësh parasysh që lulja do shumë ujë dhe diell për t’u rritur e shëndetshme dhe e bukur. Lulja ime po bëhet shumë e madhe dhe më vjen keq ta lëviz nga kopshti i saj që i ka dhënë suport dhe mbi të gjitha shumë dashuri. IN Tv for Life! 🙂


Ekskluzive IMAlbania.com
Intervistoi D.Sakuta

Tags: IN RadioIN TVintervistekelvi kadilliRadiot Shqiptare
Previous Post

Sondazhi i IMA, ja se cili është televizioni që lexuesit do të donin të shihnin “Kosem Sultan”

Next Post

Dance with Me 3, zbulohen të tjerë emra…

TË NGJASHME

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?
PERSONAZH

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, e cila prej vitesh ka qenë një nga figurat më të pëlqyera në skenën...

by IMA Redaksia
Tet 19, 2024
EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!

Këngëtarja Eneda Tarifa është gati të rikthehet në televizion në rolin e moderatores. Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e...

by IMA Redaksia
Tet 3, 2023
Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?
EKSKLUZIVE

Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?

Shumë këngë të reja kemi dëgjuar këtë verë por të pakta janë ato këngë që të rrëmbejnë zemrën dhe mëndjen....

by IMA Redaksia
Sht 10, 2023
EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!

Love Story do të nisë sezonin e dytë në datën 15 nëntor në televizionin Klan. Gjatë ditëve që lamë pas...

by IMA Redaksia
Nën 10, 2021
EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus

Binjakët më të famshëm të ekranit shqiptar janë gati të rikthehen në ekranin e Vizion Plus. Nuk është 'Alpazar' dhe...

by IMA Redaksia
Sht 27, 2020
EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë

Largimi i Alban Dudushit pas 17 vjetësh nga Top Channel është një nga lajmet që më së shumti është lexuar...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2020
Next Post
Dance with Me 3, zbulohen të tjerë emra…

Dance with Me 3, zbulohen të tjerë emra...

Eno Popi me koleg të ri në “Wake Up”

Eno Popi me koleg të ri në "Wake Up"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA