Këngëtarja që dikur duartrokitej, sot kërkon ndihmë për të jetuar

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Deri në vitin 1983, Luljeta Përbasha ishte një emër i njohur me një karrierë të pasur artistike. Ajo është fituese e anketave muzikore dhe e çmimeve në Festivale të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Ka qenë këngëtare e estradës profesioniste në qytetin e Rrëshenit, po ashtu edhe drejtoreshë e bibliotekës së fëmijëve në Mirditë, ndërsa sot, është një grua në varfëri ekstreme.

“E bëra zemrën gur dhe thashë të dalë si të dalë, vetëm ju lutem më ndihmoni. Ndihmoni këtë Luljetë të shkretë. Mos më hidhni poshtë 30 vite të jetës time që kam dhënë për këtë Shqipëri. Si artiste e kam nxjerrë Mirditën në piedestal.”

Luljeta është 59 vjeçe, jeton me bashkëshortin në Bilisht në kushte shumë të vështira ekonomike. Prej 7 vitesh, kujdeset për bashkëshortin e paralizuar. Të dy jetojnë në një shtëpi e cila mund të shembet nga momenti në moment.

“Kur isha pak në gjendje mundohesha vetë me burrin t’i mbyllja vrimat. Por, tani nuk kam takat t’i vë sikur edhe një letër. Pak të hipë macja sipër, tavani bie.”

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!