Klan dhe Klan Plus në paketën televizive të Tring

Nga sot, Klan HD dhe Klan Plus nisin transmetimin në të gjitha platformat e Tring.

Kanalet e kompanisë Media 6, që deri më sot kanë transmetuar ekskluzivisht vetëm në platformën Digitalb, do të jenë të disponueshëm në të gjitha platformat Tring Satelitor, IPTV dhe Tokësor.

Për të gjithë abonentët e Tring, këto kanale do të jenë të përfshira brenda paketave te abonimit aktual.

Lajmin e ka bërë të ditur Tring në faqen facebook pak minuta më parë.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.