“Kokrrat”, seriali më i ri vendor në DigitAlb

Pas suksesit të padiskutueshëm të serialit “O Sa Mirë”, platforma dixhitale “DigitAlb” është gati për një tjetër prodhim të suksesshëm, i cili do të vij shumë shpejt për të gjithë publikun në ekranin e kanalit “T Plus” dhe “T Plus 1”.

E kanë titulluar “Kokrrat” dhe do të jetë një serial me shumë të qeshura, i cili synon të bëhet një tjetër pikë referimi i sukseseve të platformës “DigitAlb”. Për këtë serial është përzgjedhur një kast i mirë aktorësh dhe është përzgjedhur një slogan mjaft interesant për ta promovuar. “Kokrrat iu ngren humorin!” – është togfjalëshi, i cili ka filluar të promovohet në faqen zyrtare të tij në Facebook. Pjesë e tij është edhe ish banori i njërit prej edicioneve të “Big Brother”, Bjordi Mezini.

“Kokrrat” pritet të ketë impaktin e “O Sa Mirë”, i cili për vetëm pak kohë u bë një ndër prodhinmet humoristike më të suksesshme shqiptare, dhe kjo natyrisht fal përfshirjes së gjerë të aktorëve nga të gjitha trevat shqiptare.

IMA / S. Dema

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.