Ekrani i “Klan Kosova”, duke filluar nga tre nëntori do të filloj një ndryshim të madh, i cili do të prek të gjitha departamentet e këtij ekrani. Nga tre nëntori, kanali simotër i “TV Klan” këtu në Shqipëri do të jetë më inovativ, me skenografi të reja më moderne, me teknologji më të avancuar vizuale.
“Klan Kosova” pritet të ndërroj edhe logon e saj zyrtare. Tashmë gjithçka është gati dhe inagurimi për publikun po afron. “Klan Kosova” prej gati 6 vitesh është bërë njëri ndër kanalet më të mira në Kosovë, duke u renditur drejtëpërdrejtë në katërshen kryesore, së bashku me “RTK 1”, “RTV 21” dhe “Koha Vision – KTV”. Pjesë e këtij kanali janë shumë personazhe të njohur të medias kosovare, ku mund të përmendim Baton Haxhiun.
IMA / S. Dema








