IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Konkurenca televizive, moderatorët: Miq dhe Rivalë

by IMA Redaksia
2017/04/09
in TELEVIZION
Reading Time: 6 mins read
A A
Konkurenca televizive, moderatorët: Miq dhe Rivalë

Mund ta konsiderojmë të hapur sezonin e ri televiziv, me programet që janë kthyer në traditë dhe formatet e reja, që pritet të lançohen së shpejti.

ADVERTISEMENT

Në shumë emisione janë marrë vendimet përfundimtare, ndërsa në disa të tjera, si formatet “show”, vazhdojnë ende përgatitjet për këtë vjeshtë të re televizive. Ja moderatorët që ikin, ata që vijnë dhe të tjerët që mbeten njësoj në këtë sezon të ri televiziv:

ADVERTISEMENT

ARBANA OSMANI & ARDIT GJEBREA, MIQ DHE RIVALË KËTË SEZON

Pas spektaklit me personazhe VIP “Në 1 javë”, moderatorja e njohur e “Top Channel”, Arbana Osmani, po përgatitet për spektaklin më të ri në këtë televizion, që pritet të tërheqë audiencë të madhe televizive në shtator. “C’è posta per te”, emisioni shumë i ndjekur italian, i prezantuar nga Maria De Filippi në Mediaset, vjen në versionin shqiptar me titullin në shqip “Dua të të bëj të lumtur”, një program që trajton histori njerëzore. Në krye të stafit shqiptar është rikthyer italiania, ish­-autore e “Big Brother” dhe “E Diell”, Alessia Vessicchio.

Si në emisionin italian, në fokus janë momentet surprizuese që protagonistët përgatisin për njerëzit më të dashur, për të cilët ruajnë një peng jete. Pothuaj të njëjtën formulë e shohim çdo të dielë në emisionin e showman­it të njohur, Ardit Gjebrea. “Ka një mesazh për ty” titullohet rubrika e tij në “E diela shqiptare”, që ka tërhequr mjaft audiencë në “Tv Klan”, dhe që konfirmohet se do të vijë sërish në edicionin e ri televiziv, që do të nisë më 11 shtator. Kështu, miqtë Ardit dhe Arbana, në këtë edicion do të mund t’i shohim edhe si rivalë, paçka se sipas informacioneve tona, tek Arbana do shohim spektakël më të madh.

TURJAN HYSKA & ALBAN DUDUSHI, TAKIM NË TË NJËJTËN ORË NË EKRANE

Ndryshimi i madh për dy moderatorët ndodhi sezonin e kaluar televiziv, kur u vendos që Turjan Hyska dhe Alban Dudushi nuk do të dilnin përnatë me emisionet e tyre, përkatësisht në “Vizion Plus” dhe “Top Channel”. Turjan Hyska me “Oktapod” dhe Alban Dudushi me “Top Show” do të vijnë njësoj edhe këtë sezon, pra në të njëjtën orë dhe ekrane, si vitin e kaluar.

“Top show magazine” këtë edicion do të jetë prime time, ora 21:00. Të martën dhe të mërkurën do të trajtohen tema sociale, ekonomike e politike nga aktualiteti, ndërsa e premtja do t’i dedikohet showbiz­it.

ERMAL MAMAQI & ELVIS PUPA, KOMEDIANË QË KONKURROJNË ME EMRAT E TYRE

Pas largimit të Ermal Mamaqit nga Digitalb­i, ish-aktori i “Portokalli”, Elvis Pupa, merr drejtimin e emisionit të Ermal Mamaqit, që thuhet se nga “6 ditë pa Ermalin” do të titullohet “6 ditë pa Elvisin”.

Ndërkohë, Mamaqi ka ndarë me ndjekësit titullin e emisionit të ri që do të transmetohet të shtunave në “Tv Klan” “Xing me Ermalin”. Në këtë rast, produksionet kanë vënë në lojë emrat e dy komedianëve, duke shpallur kështu rivalitet të hapur, se cili prej tyre do të arrijë të prodhojë më shumë humor me të ftuarit VIP.

RUDINA MAGJISTARI DHE JONIDA SHEHU, NËNAT E PASDITEVE

Teksa para disa ditësh ishim në enigmë për emrin e emisionit të ri, i cili do të rikthejë pas një viti mungesë Rudina Magjistarin në “TV Klan”, tanimë gjithç­ ka është zbuluar. Një nga detajet që bën më shumë përshtypje në programin e saj është emri që moderatorja i ka vendosur emisionit, dhe që titullohet pikërisht “Rudina”.Pas aludimeve se emisioni i Rudina Magjistarit do të transmetohej pas mesditës, konfirmohet se ai do të mbetet sërish pasdite, por vetëm se do të startojë në orën 17:00. “Rudina” pritet të fillojë dy javët e para të sezonit të ri, që starton më 5 shtator.

kohë konfirmohet dhe rivalja e Rudinës në Top Channel, pikërisht Jonida Shehu. Pas aludimeve se vendin e saj do ta zinte Mira Kazahani, konfirmohet se moderatroja, e cila së fundmi u bë nënë e një vajze, Jonida Shehu vazhdon të mbetet imazhi i “Pasdite në Top Channel”. Jonida do të vijojë si moderatore dhe njëkohësisht autore e programit.

DEVISI & DORI, DYSHJA E RE E DJEMVE PËRBALLË SAIMIRIT & GENTIT

Emisioni investigativ “Stop” rikthehet me sezonin e dytë, duke filluar nga e hëna e 5 shtatorit, ora 20:00, në “TV Klan”. Këto ditë ka filluar transmetimi i spoteve televizive, më i fundit me protagonistë dy moderatorët Saimir Kodrën dhe Gentian Zenelaj.

Përballë tyre këtë vit do të jenë dyshja e re e djemve që merr drejtimin e emisionit investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel”, aktorët Devis Muka dhe Dorian Ramaliu. Dy moderatorët e rinj do t’i shohim më 5 shtator, e njëjta natë që nis transmetimin dhe “Stop”. Le të shohim se cila do të jetë dyshja më simpatike e dy programeve investigative për këtë vit.

“PORTOKALLI” LARGON ENEDA TARIFËN, AGRON LLAKAJ NDRYSHON SKENOGRAFINË

Puna për rikthimin e spektaklit të humorit “Portokalli” ka nisur me lajmin e largimit nga ky shou të një prej prezantuesve, këngëtares Eneda Tarifa. Menjëherë pas publikimit të njoftimit se “Portokalli” kërkonte moderatorë, aktorë, lindën dhe dyshimet për largimin e njërit prej moderatorëve aktualë. Mirëpo këtij dyshimi Eneda Tarifa iu përgjigj një ditë më parë, ndërsa shprehej: “Ndodh çdo vit që drejtuesit gjatë stinës së verës bëjnë audicione për të marrë emra dhe figura të reja. Kërkojnë skenaristë, emra të rinj që aspirojnë në fushën e humorit, moderatorë. Edhe këtë vit ka ndodhur e njëjta gjë. Po kërkohen emra për një shou të ri, që pritet të nisë së shpejti në ‘Top Chanel’. Do të jetë një hapësirë e humorit, paralel me ‘Portokallinë’”. Por një ditë pas kësaj deklarate konfirmohet largimi i Enedës, duke lënë të kuptohet se spektakli i humorit këtë vit do të ketë vetëm dy prezantues, Xhemi Shehun dhe Salsano Rrapin.

Ndërsa spektakli i humorit në “Vizion Plus”, “Al Pazar”, nis këtë sezon të ri me një skenografi tërësisht të rinovuar. Nga ana tjetër, moderatori Agron Llakaj, përveç risive në staf dhe personazheve të humorit të shtunave, duke filluar nga data 1 tetor, ky sezon i ri do të vijë me një skenografi krejt të re.

MODERATORËT QË NUK SJELLIN ASNJË RISI, DHE TË TJERË QË U LARGUAN

“Dance with me”, në prezantimin e Alketa Vejsiut, është në përgatitjet e fundit, për të nisur transmetimin së shpejti në “Tv Klan”. Edhe programi i mëngjesit “Wake up”, që u prezantua nga Mira Kazhani dhe Eno Popi sezonin e shkuar, këtë vit do të jetë ndryshe. Në vend të Kazhanit do të vijë Isli Islami, spikeri i lajmeve në “Top Channel”, që bashkë me Eno Popin do të jenë fytyrat dhe autorët e këtij programi.

Mesa duket ka qenë Eno, i cili e ka drejtuar dikur programin me Ledion Liçon, ai që propozoi këtë zgjidhje. Ndërsa emisioni i mëngjesit në “TV Klan” do të rifillojë në sezonin e ri televiziv prej datës 5 shtator. “Aldo Morning Show” do të vijë njësoj (përveç ndonjë ndryshimi gazetarësh) prej datës 5 shtator, si gjithmonë në orën 06:59. Po ashtu Arian Çani me “Zonë e Lirë” do të vazhdojë njësoj të premteve në “Tv Klan”, ndërsa “Apartamenti 2XL” pritet të nisë transmetimin më datë 4 tetor. Gjatë muajit tetor, parashikohet të nisë dhe sezoni i ri i “Tu Si que Vales”, ndërsa spektakli i kërcimit në këtë televizion “Dancing with the stars”, sipas parashikimeve do të nisë në janar 2017.

Previous Post

Shqipëri – Maqedoni drejtpërdrejt në RTSH

Next Post

Sezoni i ri televiziv, Vizion Plus me një emision investigativ

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Sezoni i ri televiziv, Vizion Plus me një emision investigativ

Sezoni i ri televiziv, Vizion Plus me një emision investigativ

Streha e Dashurisë një serial i ri në 3 Plus

Streha e Dashurisë një serial i ri në 3 Plus

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA