Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2604 testime nga të cilat 802 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 persona, ndërsa 527 qytetarë janë shëruar.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 451 pacientë, 37 në terapi intensive, 12 pacientë janë të intubuar.






