Misioni i OSBE/ODIHR-it do të monitorojë edhe këtë herë zgjedhjet parlamentare, drejtuar nga përfaqësuesja Ursula Gaçek.
Për vëzhgimin dhe raportimin e procesit, ky mision ka akredituar 24 vëzhgues afatgjatë, dhe 250 të tjerë që do të monitorojnë procesin gjatë ditës së sotme.
Po, ashtu edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më herët ka miratuar listën e 64 monitoruesve për 12 qarqet e vendit.







