IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Kush janë 8 shqiptarët që do të dalin para drejtësisë italiane në megaprocesin kundër Ndragheta-s

by IMA Redaksia
2021/01/13
in Uncategorized
Reading Time: 5 mins read
A A
Kush janë 8 shqiptarët që do të dalin para drejtësisë italiane në megaprocesin kundër Ndragheta-s

Në një sallë gjigande të sigurisë së lartë me sipërfaqe 3330 metra katorë, e realizuar enkas për këtë qëllim, ka nisur sot në Lamezia Terme të Kalabrisë, megaprocesi kundër mafias kalabreze Ndrangheta i drejtuar nga Prokurori i Antimafias së Katanzaros, Nicola Grateri.

ADVERTISEMENT

Ky megaproces vë nën bankën e të akuzuarve 325 persona, mafiozë e bashkëpuëntorë me Ndranghetan, të përfaqësuar nga një ‘ushtri’ prej 600 avokatësh mbrojtës.

Mes të të arrestuarve janë dhe 8 shqiptarë, përkatësisht:

-Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;

-Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;

-Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;

-Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;

-Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;

-Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;

-Floriand Tahiraj lindur në Vlorë më 22/02/1983;

-Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.

Ky megaproces është rrjedhë e operacionit të koduar “Rinascita Scott”, i cili u ekzektua në dhjetor të 2019 pas disa vitesh hetimi të Antimafias.

Roli i shqiptarëve ishte furnizimi i ndranghetistëve me marijuanë e hashash që vinte nga Shqipëria përmes portit të Barit.

Trafikimi realizohej përmes një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në veri të Italisë, shumica e të cilëve në rajonin Toskana.

Faza paraprake e blerjes së drogës nga Brazili e Shqipëria organizohej nga persona të caktuar “broker” të cilët kontraktonin drejtëpërdrejtë me kartelet e drogës si në Brazil dhe në Shqipëri e ishin garancia si për çmimin e saj ashtu dhe për transportin e shpërndarjen me shumicë.

Megaprocesi ka vënë nën arrest jo vetëm trafikantë armësh e droge e bosa mafiozë, por dhe ish-parlamentarë e eksponentë të politikës italiane e të politikës lokale kalabreze nga forca të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, janë arrestuar avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë italiane.

Ky operacion ka goditur veçanërisht klanet mafioze ndranghetiste Mancuso, Lo Bianco Barba, Pugliese, Pardea-Camillo-Macri, La Rossa e shumë të tjerë.

Për të kuptuar më shumë mbi këtë megaproces kaq të rëndësishëm RTV Ora ka biseduar me Antonio Nicaso, profesorin, gazetarin e autorin e mjaft librave ndaj fenomentit Ndranghetas së bashku me Prokurorin e Antimafias Nicola Grateri, i cili është dhe prokurori i hetimeve ndaj tij.

Cila është rëndësia e këtij procesi?

Antonio Nicaso: Ky është një proces mjaft i rëndësishëm për shkak të numrit të madh të personave të vënë nën hetim, e mjaft ndryshe nga megaprocesi i Palermos i zhvilluar në kohën e prokurorëve të Antimafias Falcone e Borselino e që konfirmon aftësinë e aktivitetit të Ndranghetas si një organizatë e rrënjëzuar fort në territorin italian e me një zgjerim planetar të aktivitetit të saj e që që shërbehet nga një netëork i gjerë profesionistësh, politikanë, nëpunës shteti e sipërmarrës.

ADVERTISEMENT

Nën pranga janë vënë 12 bosë të mafias kalabreze e ndër më të rëndësishmit është Lugi Mancuso, i konsideruar kapo bossi i cili ishte dhe motivi i nisjes së hetimeve të operacionit Rinascita Scott. Dalja e tij nga burgu pas 19 vitesh heqje lirie e monitorimi e vëzhgimi që Antimafia i bëri për mjaft kohë lëvizjeve të Mancusos, bëri që të zbardhen lidhjet e aktivitetit disa vjeçar i ndraghetistëve me bazë kyçe në territorin e Vibo Valentia.

Risia e këtij procesi është se pesë fëmijë të bosëve mafiozë të Ndranghetas janë penduar, e janë shndërruar në bashkëpunëtorë të drejtësisë duke rrëfyer detaje të rëndësishme për hetuesit. Mjaft i lartë në këtë proces është dhe numri i personave që kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Gjithësej janë 58 të penduar, mes të cilëve është dhe një ish-partnere e një bosi mafioz. Të gjesh të penduar brenda mafias kalabreze Ndrangheta është një gjë e rrallë pasi kjo mafia është ngritur e bazohet në lidhjet e gjakut, në lidhjet familjare. Ndaj të arrestuarve rëndojnë mjaft akuza të bazuar në 913 teste të cituara nga prokuroria e Antimafias, si trafiqe të paligjshme, riciklim korrupsion, zhvatje, mashtrim, dhunë fizike etj.

Ky megaproces dëshmon se mafia nuk është vetëm një fenomen kriminal i njerëzve të dhunshëm, por një sistem i fuqishëm që bazohet në marrëdhënie e në aftësitë e mëdha racionale. Nuk ekziston një mafia që lind për të mbrojtur të dobëtit nga fuqia e të fortëve, por mafia njihet e legjitimohet nga fuqia, dhuna e saj kërkohet e legjitmohet nga fuqia për të mbajtur nën kontroll një territor, një rezultat zgjedhjesh, pra është një fenomen gjithnjë e më shumë në raport me fuqinë.

Në dosjen hetimore të këtij procesi kupton se mjaft profesionistë në shumë sektorë të ekonomisë e shoqërisë italiane janë vënë në shërbim të bosëve mafiozë, po ashtu dhe personalitete të politikës lokale, por ish-parlamentarë të njohur. Në këtë proces janë përfshirë gjithashtu dhe punonjës të forcave të rendit deri te nenkolonel të Policisë që gjatë përgjimeve zbardhet se informonte familjet mafioze mbi hetimet që kryente Guardia di Finanza. Ndër 325 persona të vënë në akuzë, e të përfaqësuar nga 600 avokatë , katër prej tyre kanë zgjedhur gjykim me rit të shkurtuar,

Pse u insistua shumë që megaprocesi të mbahej në Kalabri?

Antonio Nicaso: Qe thelbësore që ky procesi të mbahej në Kalabri, për të përcjellë një vëmëndje më të madhe ndaj mafias Ndrangheta, është një përgjigje ndaj aktivitetit kriminal që kjo mafie ka kryer në këtë territor, është një fitore e një përgjigje e shtetit dhe e Antimafias së Katanzaros. Dhënia e fjalës në këtë proces i 58 bashkëpuëntorëve të drejtësisë, mes të cilëve dhe djali i njërit prej bosëve të familjes Mancuso, Emanuele Mancuso i biri i Pantaleone Mancuso, është një sinjal i fortë për territorin, një mundësi e shpresës për të ardhmen, ka një mundësi për të interpretuar mundësinë e kalabrezëve për të kapërcyer këtë fenomen.

Është e qartë që problemet e Kalabrisë nuk zgjidhen me vendime e pranga, duhet t’u qëndrosh pranë banorëve për të larguar frikën, nevojat e hallet e tyre, është e qartë se duhet shumë më tepër për të zgjidhur këto problematikat e Kalabrisë, por ky sinjal është i Kalabrie e cila do të zhvishet nga pesha e një organizate me të cilën nuk kanë të bëjnë banorët e ndershëm.

Ky megaproces do të ndihmojë që mafia kalarbreze Ndragheta të njihet në mirë në botë. Deri më sot roli i saj është nënvlerësuar. Kjo mafia ka në zotërim shumë kapitale. Shumë pak investime bëhen në Kalabri e mjaft kapitale investohen në shumë në vende të tjera të botës, e janë kapitale që nuk janë për t’u nënvlerësuar. Paratë e drogës që ajo ofron kudo shihen më shumë si një mundësi se sa një kërcënim. Ndrangheta ka në zotërim mijëra miliarda euro që i investon në ato vende ku ka më pak rezistencë.

Source: OraNews
Tags: ItaliMaksiproçes GjyqësorShqipëtar
Previous Post

Tayna shfaqet super seksi, paralajmëron klipin e ri

Next Post

Kur ta shihni, do të doni dhe ju një tatuazh kaq seksi në shpinë si Chrissy Teigen

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Kur ta shihni, do të doni dhe ju një tatuazh kaq seksi në shpinë si Chrissy Teigen

Kur ta shihni, do të doni dhe ju një tatuazh kaq seksi në shpinë si Chrissy Teigen

Djali i miliarderit grek aksidenton për vdekje 25-vjeçarin shqiptar në Athinë, familjarët: Ishte tepër i ri për t’u përballur me vdekjen

Djali i miliarderit grek aksidenton për vdekje 25-vjeçarin shqiptar në Athinë, familjarët: Ishte tepër i ri për t’u përballur me vdekjen

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA