Kushtrim Hoxha, pjesë e serialit ”The Blacklist”

Aktori i njohur shqiptar, Kushtrim Hoxha, është bërë pjesë e serialit të famshëm amerikan ”The Blacklist”, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka postuar Trailerin e episodit të radhës të serialit, që pritet të dalë në Mars të vitit 2020.

“The Blacklist” është serial televiziv ku përfshihet FBI dhe oficerët e forcave amerikane. Episodi i parë i serialit është lansuar në vitin 2013-të

Bashkangjitur gjeni videon e plotë të trailerit të episodit. / KultPlus.com

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.