Lesi-Frangajt: Si mi shite 100 mijë euro aksionet që unë ti fala?

Fragment nga libri i  gazetarit Nikoll Lesi i cili do botohet me rastin e 25 vjetorit të daljes së “Koha Jonë” në maj 2016.

31 janar 1997, Sandri më shet 40 % të aksioneve

Ndërkohë që Ben Blushi drejtonte gazetën në kushte lufte, ortaku im Aleksandër Frangaj me disa të tjerë po projektonin një media të re. Me 31 janar Sandri më thotë se dua t’i shes  40 përqind të aksioneve të gazetës “Koha Jone”. E pashë njëherë dhe mu kujtua Spartak Ngjela në atë korrik 1992, kur i fala Sandrit 40 për qind të aksioneve. Nuk kisha lekë në janar 1997, pasi ishim në kushte bllokade nga shteti.  I thashë ta mendoj. Shkova e takova disa miq biznesmenë. Nuk jepnin. Ishin të frikësuar nga ngjarjet politike dhe rremuja. E takova prapë Sandrin dhe i kërkova që të mos ngutet, sepse mund të punojmë bashkë. Ishim bashkëpronarë. Kishim punuar në kohë të vështira bashkërisht. Por ai e kishte ndarë mendjen. Me tha si me të qeshur se po t’i shes ty, sepse nuk dua t’ia  jap dikujt tjetër që nuk do të vijë mirë. Më dogji paksa. Kujt do t’ia shiste aksionet e gazetës, nëse nuk i merrja unë. Po më mundonte brenga se cilin po më sjellë ortak në median që e kisha themeluar vetë. Ndërkohë ngjarjet në Tiranë e Vlorë po acaroheshin mes pushtetit dhe popullit. Po ndizej revolta popullore. Se mos sjellë ndonjë ortak nga këto që janë të rrezikshëm, thashë me vete dhe u dorëzova. E takova dhe i thashë “PO”.

-Po sa do t’i blesh?- insistoi ai.

-Sa të kem !- u përgjigja. Por ai nuk pranoi. Kërkoi një shifër të madhe, për atë kohë. Plus shumës cash donte edhe një faqe reklamë në gazetë,që të sillte reklama e lekët të kalonin për llogari të tij. Për një vit rrjesht e donte faqen për reklama. U dorëzova. Shkova tek një biznesmen të cilit nuk doja t’i shkoja, realisht. Më tha “nuk kam”. U solla dhe iu përgjigja se nuk mund t’i gjej këtë shumë dollarësh që më kërkon.

Atëhere  më ofroi t’i firmos kontratë borxhi në shumën 70 mijë dollarë plus 30 mijë dollarë reklamë, pra fiks 100 mijë dollarë. Firmosa kontratën sikur i kisha marrë borxh dhe do t’ia shlyeja brenda kohës së përcaktuar. Në të kundërt do të paguaja përqindje interesi për vonesën. E firmosa dhe pagesën e shumës që kërkoi . Duhej të paguaja pjesë-pjesë, sipas kontratës. E noterizuam me numër kontrate rep.232 dhe nr.51 kol tek noterja Leonora Halili, ora 11.00, datë 31 janar 1997.

U ktheva në punë dhe nuk i tregova Ben Blushit për dollarët që i firmosa Sandrit. Ndërkohë një faqe gazete ishte e bllokuar për reklamat e përditshme të Sandrit. Dyshoi Blushi e më tha se “çfarë ke bërë?”. I tregova. U shastis.

-Ore je në vete? Ke nevojë të vizitohesh Niko !- më tha dhe sillej nëpër zyrën time duke pirë cigare.- Ore e di se i ke dhënë shumë dollarë, sa nuk je në terezi ! Na rrezikon edhe neve punën në gazetë!- fliste kryeredaktori. Pas gjysëm ore e kishin marrë vesh Ilir Gjoni e Vladimir Prela. Ndërkohë unë u shpjegova se ai kishte qenë në burg për gazetën, se kishte punuar sa asnjëri tjetër, se duhet kuptuar mosha e tij, etj. Por nuk ngjiste ajo që tregoja.

Ai iku nga bashkëpronar i “Koha Jone”, kurse unë mbeta në punë me Blushin e të tjerë.

-A kemi lekë për  rrogat?- pyeti Blushi sepse ishte 31 janar e me datë 5 shkurt gazetarët donin pagat e muajit. Gazetarët i morën rrogat diku nga fundi i shkurtit.

Ndizet keq situata politike

Me datë 3 shkurt, Vladimir Prela e Ilir Gjoni më kërkuan për të botuar edhe një gazetë “Koha Jonë” në gjuhën angleze, pasi kishte shumë të huaj në Tiranë që donin të dinin në gjuhën angleze se çfarë ndodhte. Ndërkohë gazetarin tonë në Korçë Roland Beqiraj, e mbanin në qeli kot së koti, vetëm se punonte për “Koha Jonë”. Ishte dita e tetë që e mbanin të izoluar në qelitë e policisë. Protestuam, por as që dëgjonte njëri. Me datë 4 shkurt dolëm me një editorial në mbrojtje të tij. Erdhën nga ambasada amerikane për t’u interesuar. Një nga të ambasadës, që kishte dhe një zyrë tek ish-Piramida, pyeti nëse mund të vinte përditë në redaksi për të na ndihmuar në këto kohë të vështira, pasi prezenca e tij mund të largonte shikasit, që të mos na rrihnin gazetarët. Dhe në fakt “njeriu amerikan” nisi të vinte shpesh. Nuk e di nëse ishte i CIA-s, por dikush nga stafi thoshte se është pikërisht i tillë.

Ndërkohë , nuk e di se si nga na mbiu ideja, porse me Ben Blushin folëm për të bërë numrin e parë të “AKS”-it si revistë, me 86 faqe dhe që do të botohej një herë në muaj. Blushi më propozoi kryeredaktor të revistës “AKS” Blendi Fevziun. E njihja Blendin, njëherë e kisha emëruar kryeredaktor të gazetës kur mu prish paksa qejfi me Sandrin. Por pak ditë mori karriken e kryeredaktorit, sepse riktheva Sandrin.

Me datë 5 shkurt dolëm në faqe të parë me këtë lajmërim. Nuk vonoi dhe Aleksandër Frangaj më vjen e më takon. Më thotë se donte, edhe ai,  një lajmërim në faqe të parë, pa lekë, për botimin e një reklame për një reviste me emrin “Klan”. Nga stafi me thanë se duhet të paguajë për reklamën, por nuk pranova. Ia bëra falas, Sandrit. E faqosëm bukur, me dashamirësi, si dikur. Majtas ishte lajmërimi “Del revista e re “Klan”, e përjavshme, me pronar Aleksandër Frangaj, kurse në të djathtë  të lajmërimit të Sandrit, kryeredaktori Blushi vendosi lajmërimin tjetër me titull “Më 1 mars revista “AKS” me kryeredaktor Blendi Fevziun.” I thashë Benit se do të ishte më mirë që lajmërimin për revistën “AKS” të mos e nxjerrim në faqe të parë, e aq më shumë afër lajmërimit të Aleksandër Frangajt, por Blushi më përgjigjet, në mënyrën e tij ironike se “shkojnë shumë bukur afër njëri tjetrit Sandri me Fevziun “. Suad Barbullushi punonte për gazetën “Sport Ekspres” në katin e parë dhe filloi faqosjen e revistës së re “AKS”, me Fevziun. Blushi me Fevziun donin ta zhvlërësonin revistën konkurente “Klan”. Ishin kaq të etur për këtë gjë, sa nuk u dilej përpara.

Marrë nga syri.net

ADVERTISEMENT
ADVERTISEMENT

TË NGJASHME

Next Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist