Pak nga pak po dalin në dritë të gjithë emrat e personazheve VIP, të cilët do të ngjiten në skenën e “Dancing Albania 5”, dhe kësaj radhe iu zbulojmë një tjetër emër. Ekskluzivisht vetëm në portalin mediatik “imalbania.com”.
Kosova në këtë spektakël vallëzimi do të ketë një përfaqësuese të mirëfilltë, e cila do të synoj të provoj emocionet e magjishme të vallëzimit. Bëhet fjalë për prezantuesen e njohur të programit “Prive” në kanalin “Klan Kosova”, Liberta Spahiu. Pas një eksperience relativisht të suksesshme me programin e show biz-it, Liberta ka pranuar ftesën e produksionit për t’u transferuar në Tiranë, enkas për spektaklin patentë të “BBC World Wide”, ekskluzivisht në sezonin e pestë në ekranin e “Vizion Plus”. Liberta njihet në Kosovë edhe si modele shumë e suksesshme dhe padyshim është një ndër figurat më të njohura të ekranit në Kosovë.
IMA / S. Dema