Për Krishtlindje vajzat kanë vendosur të festojnë në zemër të qytetit, ku nuk kanë munguar urimet për publikun dhe njerëzit e tyre të afërm.
Flavia, Suela dhe Enxhëll kanë dhënë edhe nga një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ku kanë rrëfyer për përjetimet e tyre në këtë Krishtlindje.
Suela tregon dhuratën e veçantë që pret të marrë për Krishtlindje
uela ka treguar edhe për dhuratën më të bukur që pret të marrë për Krishtlindje, ndërsa është shprehur se është një gotë gjigande vere, duke qenë se ajo e ka deklaruar që i pëlqen shumë vera.
Si ndihesh në këtë atmosferë Krishtlindjesh?
Jam shumë e lumtur që erdhën Krishtlindjet, mezi po prisja.
Çfarë domethënie kanë Krishtlindjet për ty?
Kjo është pjesa më e bukur e fundvitit, pjesa më e ngrohtë që mblidhemi me familjen, vijnë ato filmat “I vetëm në shtëpi” ose “Grinçi”, që mezi pres t’i shoh prapë edhe pse i kam parë shumë herë.
Je tip dhuratash?
Jo, unë bëj atmosferën, mund të bëj një ambient që mund ta zbukuroj por për të bërë dhurata nuk jam fare. Për vajzat po, por për çunat nuk e di.
Po ndonjë dhuratë të bukur ke marrë këtë Krishtlindje?
Unë po pres të më vijë një gotë e madhe vere. Ajo gota ishte shumë e bukur e pashë në internet. Është gjigande.
Enxhëll kujton Krishtlindjen më të bukur me të ëmën
Enxhëll ka rrëfyer edhe për kujtimin më të bukur që ka për Krishtlindje, teksa shprehet se ka qenë periudha kur e ëma e saj e merrte përdore bashkë me vëllanë dhe i çonte në kishë.
Si po ndihesh në këtë atmosferë Krishtlindjesh?
Gëzuar Krishlindjet të gjithëve!
Si të kanë gjetur këto Krishtlindje këtë vit?
Hajt më, sepse 2020-ta ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjithë shqiptarët, qoftë nga pandemia, qoftë nga tërmetet sepse nuk dua t’i përsëris, por ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjithë ne.
Çfarë domethënie kanë Krishtlindjet për ty?
Atmosferë festive, së bashku me familjen, shoqërinë, njerëzit tanë të dashur. Harrojmë inatet, zënkat, sherret, bëhemi të paqtë. Mundohemi të sjellim sa më shumë dashuri në prag Krishtlindjesh.
Këto Krishtlindje këtë vit për mua janë shumë speciale sepse jam pjesë e një reality dashurie.
Je ti tip që bën dhurata?
Po në fakt jam.
Cila është dhurata më e bukur që ke bërë këtë vit?
Dhurata më e bukur që kam bërë është diçka shumë e vogël por mora shumë dashuri nga personi që ia dhurova. Vëllai im është në shkollë për infermier dhe unë i dhurova një stetoskop dhe një përparëse të bardhë dhe ai u gëzua shumë.
Flavia rrëfen momentin e veçantë me Saimirin
Flavia ka rrëfyer edhe për momentin më të bukur që ka patur nga takimet e shkurtra me Saimirin, teksa thekson se ka qenë ai në pishinë me të gjitha vajzat.
Si ndihesh në këtë atmosferë Krishtlindjesh?
Shumë mirë. Jam shumë e lumtur, plot energji pozitive, paqe dhe dashuri.
Çfarë domethënie kanë Krishtlindjet për ty?
Unë në familjen time, babanë e kam mysliman, ndërsa mamin e kam të krishterë dhe i festoj të gjitha festat. Vit për vit Krishtlindjet më kanë lënë shumë shije të mirë. Krishtlindjet janë ditëlindja e Krishtit dhe ne duhet të shpërndajmë nëpër botë dhe mes njëri-tjetrit paqe dhe harmoni.
Si kanë qenë këto Krishtlindje për ty?
Shumë të bukura. Hapa dhuratat, jam tip dhuratash dhe kam shumë qejf të bëj dhurata. Më duket sikur i vlerësoj pak a shumë njerëzit që dua me dhurata.
Cila është dhurata më e bukur që ke bërë këtë Krishtlindje?
Dhurata më e bukur ka qenë një unazë që ia dhurova shoqes së ngushtë.
Ke marrë ndonjë dhuratë këtë Krishtlindje?
Po. Kam marrë një palë vëth dhe një byzylyk nga shoqet.
Mund të ndash kujtimin më të bukur që ke për Krishtlindje?
Përveçse darkës që mblidhemi të gjithë, ka qenë një vit ku kisha shkruajtur një letër për një kukull të vogël dhe kam gëzuar shumë kur e kam marrë atë kukullën saqë akoma e kam në shtëpi. Babagjyshi ishte mami.
Vajzat e Love Story urojnë Krishtlindjen, kërkojnë falje publike për debatet
Ato kanë kërkuar edhe falje publike për shkak të debateve të javëve të shkuara që kanë pasur me njëra-tjetrën.
Suela: Duke qenë se ndodhemi në Krishtlindje, këto ditë kemi pasur ca debate dhe kemi përcjellë pak negativitet, mendoj që është koha që të kërkojmë falje, të jemi më pozitive me njëra-tjetrën.
Enxhëll: Flavia unë ty të kërkoj shumë ndjesë sepse realisht të kam pasur shumë qejf që në fillim se je shumë e ëmbël dhe gjithmonë më ke falur shumë pozitivitet.
Flavia: Edhe unë realisht ju kam shumë xhan pavarësisht se janë gjëra që ndodhin dhe nuk mund t’i shmangim dot. Por e rëndësishme është që në fund të fundit ne kuptohemi dhe këtë Krishtlindje të japim vetëm pozitivitet, dashuri mes njëra-tjetrës.
Valentina takim romantik me Saimirin, tregon për aksidentin dhe humbjen e mamasë
Dyshja janë takuar në vilën e princit, ku kanë shijuar një kokteil dhe kanë ndarë një bisedë të këndshme.
Veç të tjerash Valentina i ka rrëfyer Saimirit për aksidentin që kishte pësuar para disa vitesh me të ëmën, e cila kishte humbur jetën.
Saimiri: Çkemi Valentina! Je shumë elegante
Valentina: Faleminderit shumë
Saimiri: Si u ndjeve natën e parë
Valentina: Isha e emocionuar, por njëkohësisht shumë e lumtur sepse kur të takova, buzëqeshja jote, shikimi yt, më dha siguri. U ndjeva shumë mirë.
Saimiri: Natën e parë kur të pashë kishe një shkëlqim në sy dhe shumë pozitive.
Valentina: E lexove letrën?
Saimiri: Unë letrat i lexova të treja, por nuk e di a do ju kem gjetur.
Valentina: E shkruajta kastile atë shkëlqimin e syve por…
Saimiri: Më duket se e kam gjetur por nuk jam i sigurt. Do ta lexoj pastaj në fund edhe njëherë, që ta di.
Valentina: Kam ardhur nga Italia sepse kur kam një gjë në mendje asnjëherë nuk ndaloj dhe çdo gjë që dua e marr gjithmonë. Mund të duhet pak kohë ose shumë kohë, por asnjë gjë nuk më ndalon. Nuk kam frikë nga asnjë gjë.
Saimiri: Nuk ke frikë nga konkurrenca e vajzave të tjera?
Valentina: Jo fare. Kam shumë besim tek vetja dhe çdo gjë e kam marrë me forcat e mia. Më pëlqejnë sfidat, më pëlqen të luftoj dhe nuk më pëlqejnë gjërat e thjeshta.
Saimiri: Më vjen mirë sepse edhe unë i kam qejf vajzat e forta që kanë kurajo, që nuk tërhiqen.
Valentina: Mendoj se kam ndryshuar pak që kur kam pësuar një aksident me mamin me makinë kur isha 18 vjeçe dhe e kam humbur mamin.
Saimiri: Më vjen keq!
Valentina: Më ka ndryshuar komplet sepse kisha një marrëdhënie shumë të mirë me mamin. Por më ka bërë më të fortë, më të pjekur dhe çdo gjë tjetër në krahasim me këtë që më ka ndodhur më duket…nuk kam frikë nga asnjë gjë dhe asnjë gjë nuk më ndalon.