Në fakt Top Channel kishte premtuar supriza në emisionin e së Dielës, por që kjo as nuk mendohej. Më përpara produksioni i “E Diell” ka njoftuar se moderatorët e këtij formati do të ishin Alban Dudushi dhe Ornela Bregu, por befasisht dyshes së moderatorëve i është bashkuar edhe Luana Vjollca, duke suprizuar publikun, me daljen e saj në ekran këtë fundjavë.
Ishte vetë Luana, ajo e cila postoi një foto në Instagram në studiot e grimit të TCH, por pa dhënë detaje. Gjatë verës në media qarkulluan shumë fjalë në formën e një thashethemi se ajo të braktiste Top Channel për Vizion Plus, por gjithçka rezultoi e pavërtet.
‘E Diell’ ofroi për shikuesin këtë mbasdite rubrika mjaft të larmishme dhe tërheqëse, duke hyrë në një versus të fortë me emisionin simotër të ngjashëm ‘E Diela Shqiptare’.
©IMA/ J.Kasaj