Luana Vjollca është një nga moderatoret më të komentuara të vendit tonë. Ajo ka nisur karrierën si velinë në ‘Top Media’, për të vazhduar më pas me prezantimin e disa emisioneve apo spektakleve aty. Vitet e fundit Luana i është përkushtuar edhe muzikës duke publikuar disa këngë dhe bashkëpunime.
Ditën e sotme, ajo ka publikuar një video në ‘InstaStory’ ku shihet duke drejtuar makinën nën tingujt e këngës ‘Daddys lessons’ nga Beyonce. ‘Kënga ime’ shkruan moderatorja. Kjo këngë flet për një baba që para se të ikte, i mësoi të bijës si të ishte e zonja e vetes dhe e familjes.
Luana mesa duket ka gjetur veten tek kënga në fjalë, duke qenë se i ati i saj është ndarë nga jeta disa vite më parë dhe ajo së bashku me nënën dhe të motrat i është dashur t’ja dalin mbanë vetë në jetë, pa ndihmën e një mashkulli.