IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Lufta për të marrë drejtimin e Top Channel. Trashëgimtaret e Dritan Hoxhës po kërkojnë komandën e televizionit

by IMA Redaksia
2015/09/21
in TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
Lufta për të marrë drejtimin e Top Channel. Trashëgimtaret e Dritan Hoxhës po kërkojnë komandën e televizionit
Nisja e këtij sezoni ka qenë plot të papritura në Top Channel. Tashmë është fakt që emisioni Shqip i Rudina Xhungës është mbyllur dhe ajo do të largohet në drejtim të një ekrani tjetër. Po të njëjtin fat ka pasur edhe emisioni satirik Pop Channel. Ndërsa pesha e Alban Dudushit, që do të vazhdojë të qëndrojnë në Top, është ulur ndjeshëm dhe ai do të jetë prezent vetëm dy herë në javë. Por risitë nuk janë vetëm këto. Në fillim të korrikut Lapsi.al njoftoi se një nga shtyllat e prodhimit të këtij ekrani dhe krahu i djathtë i drejtorit të këtij televizioni Enkel Joti  ka lënë detyrën. Skerdi Drenovën, i cili prej gati një dekade kishte udhëhequr produksione si: Tjetri, Master Chef, Big Brother, E diell, Pasdite në Top Channel, 100 Milionë, The Voice of Albania etj, e detyruan të japë dorëheqjen, pasi në të vërtetë, bëhej fjalë për një shkarkim nga detyra.
Presidentja e Top Media Vjollca Hoxha, Drejtori i Pergjthshem i Top Channel, Enkelejd Joti dhe kryetari i PS Edi Rama, gjate ceremonise se 10 vjetorit te krijimit te Top Channel, organizuar ne TKOB.
Presidentja e Top Media Vjollca Hoxha, Drejtori i Pergjthshem i Top Channel, Enkelejd Joti dhe kryetari i PS Edi Rama, gjate ceremonise se 10 vjetorit te krijimit te Top Channel, organizuar ne TKOB.
Po ashtu burime brenda këtij televizioni  i folën Lapsi-t për një margjinalizim të motrave Marina dhe Luana Vjollca që nuk i duron dot vajza e madhe e Dritan Hoxhës, Lori. Familja nuk ka me sy të mirë as moderatoren e njohur, një nga ikonat e Top-it, Arbana Osmanin. Asaj këtë sezon i kanë dhënë një program të dorës së dytë, që pritet të fillojë në tetor, por që nuk është kurrë në nivelin e Big Brother apo të emisionit të së dielës pasdite.

 

ADVERTISEMENT
Lori Hoxha dhe Luana Vjllca
Lori Hoxha dhe Luana Vjllca

Po atëherë ç’po ndodh në ekranin më të madh në vend? Burimet e lapsi.al flasin për një rritje të ndjeshme të pushtetit të moderatorit Ledion Liço, i cili është i dashuri i Sara Hoxhës. Ledioni mësohet se do të zërë orarin e Rudina Xhungës në programacionin e të hënës, por pushteti i tij po rritet ndjeshëm përpos kësaj. Dhe për këtë tashmë gëlon i gjithë Top Channel. Këtë shqetësim e shfaqi së fundi edhe faqja online “Anabel” që njihet për afërsinë e saj me motrat Hoxha dhe për pasqyrimin e gjithë itinerareve të tyre nëpër botë. Anabel theksonte se problemi i Top-it nuk është Ledioni, por shikueshmëria në rënie. Dhe ajo konkludonte se nuk ka asgjë të keqe që ai të ndikojë tek familja aksionere për një “rilulëzim” të ri të Topit. Nga shkrimi që mbante haptas anën e familjes binte në sy fjala aspak e pafajshme “rilulëzim”. Pra që TV më i madh në vend ka nevojë për një erë të re.

 

ADVERTISEMENT
Sara Hoxha dhe Ledion Lico, perpara sfilates me fustane nuserie te linjes, Geraldina Sposa, ne oborrin e pallatit te Brigadave ne Tirane./r/n/r/nSara Hoxha and Ledion Lico, prior the fashion show of Italian wedding dress line, Linea Sposa outside the Palace of Brigades in Tirana.
Sara Hoxha dhe Ledion Lico, perpara sfilates me fustane nuserie te linjes, Geraldina Sposa, ne oborrin e pallatit te Brigadave ne Tirane.

Dhe kjo është në fakt pika ku palët po ndeshen në Top Channel:  Fillimi i një ere të re.Këtë po e kërkon përditë e më shumë aksionerja më e madhe Vjollca Hoxha, e cila i sheh të nëpërkëmbura interesat e saj jashtëtelevizive dhe vajzat e saj të cilat tashmë janë rritur dhe kërkojnë hapësirat e tyre në pronën që u ka lënë trashëgim i ati.

Ndërsa grupi rival përbëhet nga të gjithë drejtuesit aktualë të televizionit që janë në ato poste që prej kohës që i kishte emëruar aty i ndjeri Dritan Hoxha. Deri tani argumenti i tyre ka qenë se ata qenë profesionistët që duhet të bënin punën, që ishin vendosur aty nga Tani dhe që siguronin mbarëvajtjen e televizionit.
Por me vite gjërat ndryshuan. Pakënaqësitë ishin dy llojshe. E para ishte politike. Vjollca Hoxha ndihej e mënjanuar sepse nuk po përdorte dot influencën e televizionit për bizneset e saj. Menjëherë pas ndryshimit të pushtetit, dhe meritës që pati Top Channel për këtë, në një darkë me aksionerët, ata i paraqitën një listë me kërkesa Edi Ramës, tashmë kryeministër. Sipas pretendimeve të krahut të familjes, asnjëra prej tyre nuk është realizuar. Më i spikaturi ishte pazari për të marrë parkingjet e Tiranës, për të cilin Vjollca Hoxha kishte arritur konsensus edhe me ish kryebashkiakun Basha. Por edhe për të, Rama nuk i dha votat. I bëri Top-it ndonjë favor anësor, si vendosja e njeriut të tij në krye të AMA-s, e favorizoi në ndarjen e licencave të dixhitalit tokësor, por nuk i dha atë që pritej, ashtu sikurse kishte vepruar Berisha me klientët e tij mediatikë.
Pikërisht këtu e ka zanafillën edhe frustrimi i familjes aksionere. Shprehja që dëgjohej rëndom ishte: “Ne e sollëm në pushtet ai nuk po na e di”. Por ky frustrim bëhej edhe më i madh, kur televizioni vazhdonte të ndiqte politika pro Ramës. Lajmet e kishin humbur sensin kritik që e pat shoqëruar Top-in gjatë gjithë kohës dhe fjala u përhap se Rama kishte brenda televizionit njerëzit e tij me të cilët zgjidhte punë në mënyrë vertikale dhe pa kaluar nga pronarët. Kjo e shtoi amullinë.
Dhe faqja Anabel që me siguri është konsultuar me burime të familjes nuk i kushtonte kot rëndësi argumentit të rënies së audiencës. Ky është një nga argumentat që është përdorur nga njerëzit e Vjollca Hoxhës për të kërkuar kokat e drejtuesve aktualë. “Ne jemi kthyer në një TV pro qeveritar dhe kjo na është pasqyruar në shikueshmëri”. Kjo ka qenë edhe arsyeja e disa tronditjeve që sollën si efekte kolaterale mbylljen e beftë të emisioneve.
Por argumentit politik dhe ndikimit më të madh që kërkon të ketë zonja Hoxha mbi pronën që ka trashëguar nga bashkëshorti i saj, iu shtua kohët e fundit edhe një sfidë tjetër. Vajzat,Lori dhe Sara me kalimin e moshës u shndërruan edhe ato në personazhe publike. Filluan të jenë pjesë e kronikave rozë, filluan të jenë prezente ne media, të flitet për veshjet, pushimet, dashuritë dhe hobet e tyre. Ky status i ri kërkonte edhe vizibilitet dhe pushtet më të madh. Dhe këtë s’mund ta bënin kërkund më mirë sesa në pronën që u kish lënë i ati.
Kështu nëse e ëma kërkonte më shumë influencë politike, të bijat kërkonin më shumë famë dhe hapësira.
Pikërisht konvergimi i këtyre dy ambicieve nisi luftën për pushtet brenda Top-it dhe ndryshimet në organigramën e tij.
Të gjithë këtë histori, shumë media e kanë trajtuar si një rritje artificiale në përgjegjësi të Ledion Liços meqë ai është i dashuri i Sara Hoxhës. Por e gjitha kjo i kalon trillet e një dashuri rinore. Ajo është shndërruar në një betejë të vërtetë pushteti. Ledioni është vetëm hapi i parë. Burime brenda Top-it flasin për një “qeveri hije” të gatshme të zëvendësojë të gjithë drejtuesit aktualë. Zonja Hoxha ka në target ata që bëjnë politikat pro Rama, ndërsa dy vajzat e saj, ata që i eklipsojnë në kronikat rozë. Beteja sapo ka filluar.

 

Marrë nga Lapsi.al

Tags: Edi RamaEnkel JotiLedion LiçoLori HoxhaSkerdi DrenovaTop Channel
Previous Post

Rudina Xhunga rikthen “Dritare” në Vizion Plus?

Next Post

Pas akuzës së bërë nga Olti Curri, reagon Veseli: I këshilloj Oltit të ndryshojë smartphone! | FOTO

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Pas akuzës së bërë nga Olti Curri, reagon Veseli: I këshilloj Oltit të ndryshojë smartphone! | FOTO

Pas akuzës së bërë nga Olti Curri, reagon Veseli: I këshilloj Oltit të ndryshojë smartphone! | FOTO

ABC News do të padisë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për shpifje! | VIDEO

ABC News do të padisë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për shpifje! | VIDEO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA