Para disa ditësh, vetëm 24 orë para fillimit të spektaklit Dance With Me në Tv Klan, u publikua lajmi se Veseli i BBA, konkurent në formatin e kërcimit, kishte pësuar një dëmtim në krah për shkak të rrëzimit gjatë provave për natën e fillimit të spektaklit.
Aksidentohet Veseli i Big Brother 8!
Një nga gazetarët dhe opinionistët e medias shqiptare Olti Curri, në faqen e tij në Facebook ka komentuar rreth kësaj çështjeje duke thënë që Veseli nuk ka pasur frakturë në dorë por e gjitha ka qënë thjeshtë një gënjeshtër në përpjekje për të reklamuar një spital privat në Tiranë.
Ai shton se Roza Lati, ka postuar një video në Instagram ku shihet se Veseli ka të fashuar dorën e djathtë por në foton e postuar nga Veseli duke u takuar me Vera Grabockën, shihet se krahu i fashuar është i majti dhe jo i djathti.
Info Media Albania ka kontaktuar me Veselin për të marrë edhe reagimin e tij, rreth asaj ç’ka kishte deklaruar Olti. Ja se ç’thotë Veseli:
“Është efekti qe i jep front kamera dhe kamera e përparme. Çdo përdorues i smartphone-ve e njeh këtë gjë. Me vjen keq nëse Olti Curri nuk e njeh mirë smartphone qe ka. I preferoj (sugjerojë) ta ndërrojë”
Veseli Kurtishaj, djali prizrenas mbrëmjen e djeshme doli fitues i natës së parë në Dance With Me sëbashku me partneren e tij të kercimit Albërie Hadërgjonaj.
IMA