Rrjeti AMC ka njoftuar datën kur do të transmetohet sezoni i shtate dhe i fundit i serialit Mad Men.
Seriali me autor Matthew Weiner do të rikthehet në ekran te dielen 5 prill. Ka qenë vetë Weiner që ka publikuar lajmin nëpërmjet një komunikatë:
“Ka qenë një udhetim i mbrekullueshëm. Jam i nderuar për atë qe stafi i Mad Men ka arritur episod pas episodi, sezon pas sezoni. Dëshirojmë, sinqerisht, të falenderojmë fansat që na janë bashkuar në këtë udhëtim me shpresën që të kenë pasur të njëjtin sodisfaksion si ne.”