IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Marsel Rupi, aktori i Portokalli: “Qetësia e Erion Veliajt, problemi im”

nga Niko Lako
2015/10/08
në Televizion
Koha e Leximit: 7 mins read
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori që interpreton kryetarin e bashkisë së Tiranës në “Portokalli” rrëfen detaje të rolit: Ka shumë të theksuar reklamimin e gjërave që bën, pra “çdo pasqyrim të tij në ekran e bën me regji”

REKLAMA

Përmes humorit dhe imitimit, ai transformoi figurën e politikanit, njëherësh edhe kryetar bashkie i qytetit të Tiranës, në një personazh më të dashur për publikun, që në fillimet e daljes në skenë. Fjala është për aktorin Marsel Rupi, i cili rrëfen për Erjon Veliajn, nga momenti kur iu propozua roli e deri në detaje. Në këtë intervistë, ai zbulon detaje që kanë të bëjnë me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, si e sheh ai dhe çfarë e bën të veçantë këtë të fundit.

OiAfTi8l

E kishe menduar këtë rol apo ta sugjeruan?

Roli m’u dha direkt nga regjisori i spektaklit, Altin Basha. Ishte një rol i menduar nga ai, sigurisht në bashkëpunim me stafin, skenaristët dhe asistent-regjisorët e tjerë. Në momentin e parë kur u takuam për të biseduar për sezonin e ri, Altini më tha se kishte menduar që unë të interpretoja kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi i përngjaj dhe besoi se unë mund ta bëja. Sigurisht, ishte fat shumë i madh dhe për koincidencë, atë ditë që regjisori më sugjeroi rolin, kur po kthehesha në shtëpi, ishte një tjetër person në lagje që më thirri me emrin e Erionit, që kurrë më parë nuk më kishte thërritur ashtu. Dhe e bukura është që lagjja ime është me PD, desh më rrahën. (Qesh) Unë do e quaja fat të madh, sepse të interpretosh një personazh publik do të thotë të kesh një tekst shumë të mirë, të ndërtuar në bazë të ngjarjeve që personazhi ka bërë gjatë javës, që kanë lidhje direkt me shoqërinë shqiptare dhe me ngjarjet e ditës, sidomos kur është personazh publik-politik, ndryshe ka një personazh i sajuar që bazohet në një histori reale.

Pasi regjisori të sugjeroi rolin, sa e vështirë ishte për ty të përshtateshe?

Unë si aktor nuk jam imitues dhe zakonisht imituesit janë të lindur. Unë jam përpjekur ta imitoj sa më mirë, por plusi im më i madh, sipas atyre që më panë dhe grimit, është që kam një ngjashmëri në fizionomi, fytyrë dhe deri diku edhe në sjellje. Teorikisht di që personazhet që kanë sa më shumë defekte janë më të lehtë për t’u imituar dhe nëse nuk e nxjerr në pah këtë gjë, atëherë nuk di të imitosh. Sa i përket Kryetarit të Bashkisë, nuk mund të themi që s’ka defekte, por i ka më të kamufluara, pra më afër një personi normal në vijë të drejtë, nuk ka një të folur karakteristike të tij dhe të veçantë, pavarësisht se secili nga ne ka një karakteristikë në të folur. Që në atë moment kur roli m’u besua, le të themi që u nënshkrua një marrëveshje shumë profesionale më regjisorin Basha, i cili më tha se do të më besohej ky rol vetëm nëse puna do të ishte shumë e madhe, sepse ky rol nuk ishte gati. Unë mund ti ngjaj dhe i përshtatem më shumë se të tjetër, por nëse të gjithë aktorët në “Portokalli” duhet të shkruajnë tekstet e roleve që interpretojnë, unë kam për detyrë vetëm të shoh Erion Veliajn.

Sa orë në ditë duhet të shikosh Erion Veliajn?

Në fakt, unë nuk kam vendosur një kronometër për këtë gjë, por duke ditur që nuk jam i angazhuar në ndonjë punë tjetër, e vetmja detyrë e imja është të shoh lajme, intervista të tij të vjetra dhe të reja, të vë re “defektet”, qoftë edhe një fjalë, për ta bërë pjesë të karakterit të personazhit dhe duke ruajtur karakterin e personazhit ta çojmë në ekstremitet, duke futur brenda komedinë, pra ekzagjerim përtej reales. Nuk mund të them sa orë në ditë, por di të them që gjatë gjithë kohës e kam një video të Erion Veliajt dhe ka mundësi që disa video ai ndoshta as i mban mend që i ka bërë vetë. (Qesh)

Çfarë detajesh ke vënë re tek ai gjatë kësaj kohe?

Konkretisht kam vënë re mënyrën se si shikon, më shumë e mban kokën të ulur, ngre një vetull apo lëvizja shumë e duarve që mendoj se është specifikë e të gjithë politikanëve. Te ky personazh kam vënë re që ka ruajtur shumë qetësinë në fushatë apo intervista të ndryshme, nuk bëhet shpejt nervoz dhe ka një sens që t’i çoj gjërat në të butë. Ka shumë të theksuar reklamimin e gjërave që bën, pra “çdo pasqyrim të tij në ekran e bën me regji”. (Qesh) Ka një sens evropian në të folur dhe sjellje rinore, është pjesë e popullit. Më lind problem me imitimin e tij fakti që është shumë i qetë gjatë gjithë kohës, do ta doja ta shikoja në ndonjë intervistë që ai të shpërthente, për të parë ku arrijnë limitet dhe çfarë mund të marr tek ky personazh në këto rrethana. Nuk ka qenë e thjeshtë dhe nuk e di se sa është arritur, por di që për  çdo arritje që është bërë janë bashkuar disa komponentë ku më kryesorët janë gjetja e regjisorit, fati im dhe përpjekja ime, që besoj nga puntata në puntatë do të jetë më e mirë.

Krahasuar me rolin e mëparshëm, çfarë të veçante ka ky rol?

Është totalisht ndryshe nga roli i mëparshëm, qoftë nga interpretimi, qoftë në ndërtim tekstesh apo ide. Ka të bëjë me një personazh publik, ta imitosh dhe ekzagjerosh në të njëjtën kohë për efekt komedie. Ndërsa personazhi i mëparshëm ishte personazh i sajuar, pra që mund ta njihja vetëm unë dhe e sillja unë si e shikoja. Për çdo personazh që interpretohet merret shkas nga rrethanat e momentit, sigurisht për të dhënë një mesazh përmes humorit.

Pas sa kohësh që nga momenti i propozimit u ndjeve gati për personazhin?

Propozimi më është bërë rreth dy javë përpara premierës dhe për këto dy javë e vetmja detyrë e imja dhënë nga regjisori, dhe jo pa qëllim e vetmja, ishte vëzhgimi i këtij personazhi në çdo rrethanë për të qenë sa më afër tij. Nuk ishte aspak e thjeshtë dhe vazhdon të jetë e vështirë

Sa e ndien veten i futur në këtë karakter?

Është shumë e çuditshme dhe nuk e di nëse më ndodh vetëm mua apo të gjithëve, por jam personi i fundit që mendoj se mund të kem kaq shumë ngjashmëri në sjellje dhe për të qenë i sinqertë kjo gjë më ka habitur kur njerëzit kanë reaguar pozitivisht deri tani që flasim, ndryshe nga personazhi që kam pasur më herët në “Portokalli” ku komentet kanë qenë të ndryshme dhe kjo është normale, megjithëse është shumë herët. Ka shumë mangësi, por puna do të më bëjë që të arrijë sa më afër këtij personazhi. Basti më i fortë për çdo aktor, por për rastin konkret, vërtetimi më i fortë është publiku. Nëse ata thonë që nuk panë personin në fjalë të cilin e kanë parë dhe e shohin çdo ditë në ekran, atëherë nuk ke arritur gjë, e nëse thonë të kundërtën, atëherë rruga që është nisur është e mbarë.

A e ke menduar një përballje me Erion Veliaj apo do ta ftoni të interpretoni në skenë së bashku?

Nuk e kam idenë nëse kryetari i Bashkisë e ka parë apo jo interpretimin tim, por mendoj që humori nuk ka pse të merret për keq. Ndaj, dy gjëra mund të ndodhin: ose nuk do ketë reagim ose do ketë një reagim pozitiv. Nëse do ta kemi të ftuar Erion Veliajn përballë meje teksa e imitoj, kjo varet nga zgjedhjet regjisoriale të javëve në vazhdim.

Do interpretoni karakterin e Kryetarit të Bashkisë çdo javë apo do të keni edhe një personazh tjetër?

Unë kam një ide për një personazh përpos rolit të Kryetarit të Bashkisë, por që mbetet të shihet. Ndërsa sa i përket personazhit të Erion Veliajt nuk mund të them nëse do të jetë çdo javë, pasi nuk varet nga unë, por sipas marrëveshjes, ky personazh do të interpretohet sa herë është e nevojshme për t’i thënë publikut një mesazh në lidhje me këtë.

t0JOdUyl

REKLAMA

Personazhi i Vakiut

Marsel Rupi është diplomuar në vitin 2014 në Universitetin e Arteve për regjisor teatri dhe gjatë shkollës është angazhuar në teatër dhe film. Pjesëmarrja e tij në “Portokalli” ka qenë në bazë të audicioneve. Pas shkollës, filloi të angazhohej me shfaqjet e fundit në teatrin e Durrësit, duke menduar se do të krijonte një mundësi për t’u futur në atë teatër, por për fat të keq kjo mundësi nuk iu krijua asnjëherë. Personazhi i mëparshëm ishte ai i  Vakiut, agjencia funerale “Avash-avash”.

Një personazh i krijuar në bazë të asaj logjike që kishte mësuar në shkollë për krijimin e personazheve komik, pra duke marrë situata dramatike deri në tragjike dhe nëpërmjet mënyrës sesi personazhi i sheh këto situata, ato kthehen në komike dhe kështu që mori më tragjiken e mundshme, jo për ta kthyer spektaklin në tragjik, por për të kuptuar sesi disa njerëz marrin përsipër dhe bëjnë gjëra për të cilët nuk janë fare të specializuar si në rastin e personazhit dhe diçka që shumica e sheh si tragjike, personazhi e sheh shumë normale. Me këtë ide, krijoi disa tema dhe u paraqit për audicion. Personazhi rezultoi i suksesshëm dhe arriti të shkonte deri në përfundim të sezonit. Për Marselin, teatri është sa i rëndësishëm edhe i domosdoshëm dhe nisur nga kjo pohon se është i hapur ndaj çdo ftese për të interpretuar në një film apo teatër.

Marrë nga Shekulli
Tags: Erion VeliajIntervistaMarsel RupiPersonazhPortokalliTop Channel
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Marko Bitarku

Postimi Tjetër

Programi i mbrëmjes 09/10/2015

TË NGJASHME

Televizion

Stresi habit me deklaratën e tij për Zhaklinën

Reperi Arkimend Lushaj, i njohur me ermin e artit Stresi, ka bërë një deklaratë të fortë kur është pyetur se...

nga elim
Maj 23, 2023
Televizion

Bledi Mane shpërthen me akuza ndaj Nita Latifit

Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një afrimitet gjatë kohës sa ishin në Big Brother VIP Albania. Ata bënë...

nga elim
Maj 23, 2023
Televizion

Besi bën veprimin e papritur ndaj Xhensilës..

Ka apo nuk ka krizë në marrëdhënien e tyre? Kjo pyetje duket se nuk po merr një përgjigje përfundimtare në...

nga elim
Maj 23, 2023
Televizion

Luizi zbulon se ku e ka blerë shtëpinë

Në një postim në “Instagram”, Luizi përveç vlerësimit maksimal për hotelin me pamjen më fantastike në kryeqytet, ka “zbuluar”dhe një...

nga elim
Maj 23, 2023
Televizion

Marrëdhënia mes Luizit dhe Armaldos është sërish si ‘Tom & Jerry”, ja komentet që shkëmbejnë

Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri ishin dy nga banorët më të pëlqyer në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’. Rrugëtimi...

nga elim
Maj 22, 2023
Televizion

Dea fton Efin live në emision për kafe

Ditën e djeshme mes banorëve të “ Big Brother Vip”, e ftuar ka qenë edhe Dea Mishel, në rubrikën “Dielli...

nga elim
Maj 22, 2023
Postimi Tjetër

Programi i mbrëmjes 09/10/2015

Marvel Cinematic Universe: Zbulohen datat e premierave të filmave të rinj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

orgesa zaimi shiu i tetorit

Reklama

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

Televizion

Stresi habit me deklaratën e tij për Zhaklinën

nga elim
Maj 23, 2023
0

Reperi Arkimend Lushaj, i njohur me ermin e artit Stresi, ka bërë një deklaratë të fortë kur është pyetur se...

Lexo Më Shumë
Muzikë

Pique, fotoja e re sociale me Clara Chia

nga elim
Maj 23, 2023
0

Pothuajse një vit pas ndarjes nga Shakira, Gerard Piqué ka publikuar një foto të re sociale me të dashurën e...

Lexo Më Shumë
Televizion

Bledi Mane shpërthen me akuza ndaj Nita Latifit

nga elim
Maj 23, 2023
0

Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një afrimitet gjatë kohës sa ishin në Big Brother VIP Albania. Ata bënë...

Lexo Më Shumë
Muzikë

Era Istrefi në përkrahje të Amir Rrahmanit, shfaqet në stadiumin e Napolit

nga elim
Maj 23, 2023
0

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka përcjellur nga stadiumi “Armando Maradona” futbollistin, Amir Rrahmani, që luan me Napolin. Era ishte në...

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist