Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Marko Bitarku

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare aktori i mirënjohur korçar, Marko Bitraku. Aktori i njohur i kinemasë dhe teatrit vuante nga një sëmundje e rëndë.

Marko Bitraku lindur në 15 Janar të vitit 1951 në Lavdar të Oparit të rrethit të Korçës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor profesionist në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Në skenën e këtij teatri do të interpretojë me dhjetëra role të cilat do ta bëjnë të njohur për publikun artdashës.

Këtu mund të përmendim interpretimet e tij në rolin e Bomarshesë në komedinë “Berberi i Seviljes” e Bomarshesë apo rolin e Hajnit në dramën “Franku i V-të” i Dyrrenmat. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Jovan Bregut në komedinë “Jovan Bregu, refugjat” e Adelina Balashit.

Më vitin 2008 ai do të realizojë edhe regjinë e monodramës “Velloja e bardhë” e Odise Plakut. Në kinematografi ka interpretuar më se 13 role. Roli i tij i parë do të jetë në filmin televiziv “Flamur në dallgë” në vitin 1977. Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Komandantit të Xhandarëve në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Selmanit në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985, rolin e Rushkës në filmin “Njerëz në rrymë”, rolin e Samiut në filmin “I dashur armik” në vitin 2004 etj. Interpretimi më i fundit i aktorit Marko Bitraku është në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009.
8 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Artikulli paraprakBlerim Destani tifo për Shqipërinë: Me flamurin më të mirë në botë
Artikulli tjetërMarsel Rupi, aktori i Portokalli: “Qetësia e Erion Veliajt, problemi im”