Sezoni i dytë i Masterchef ka mbërritur tashmë në një moment shumë të rëndësishëm të talent show-t kulinar. Edhe një javë na ndan nga finalja e madhe që do të mbahet në datë 14 Shkurt. Ndërsa sonte 4 konkurrentët gjysmëfinalistë Bleri, Indriti, Irdi dhe Veri do t’i nënshtrohen një sërë provash të vështira në kuzhinën e MasterChef, prova këto që do të përcaktojnë dhe dy finalistët e këtij edicioni.
Provat do të jenë me karakter teknik dhe krijues. Gjithçka do të vendoset sot në mbrëmje në ekranin e Top Channel duke filluar nga ora 21.00.