Emisioni “Top Story” nuk do të transmetohet këtë të enjte. Ishte parashikuar që në studio të ishte i ftuar kryeministri Edi Rama. Por burime nga qeveria bëjnë të ditur se Rama nuk do të jetë. Shkak është bërë mbyllja e emisionit nga Bordi Drejtues i Top Channel, pas shfaqjes në internet të disa videove intime të drejtuesit të tij, gazetarit Sokol Balla. Top Story duket se është mbyllur përfundimisht për këtë sezon dhe jo vetëm për të enjten. Megjithtë, nga TCH nuk ka ende konfirmim zyrtar.
Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...








