Pas gati një muaji nga njoftimi i mjekut ligjor se ylli i “Friends”, Matthew Perry, vdiq nga “efektet akute të ketaminës”, Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit ka konfirmuar për revistën “People” se hetimi për vdekjen e tij është mbyllur zyrtarisht. Ky vendim vjen pasi Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut Los Angeles njoftoi në faqen e tij të internetit se rasti tashmë është konsideruar “i mbyllur”.
Matthew Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serinë televizive të famshme “Friends”, u gjet i vdekur në xhakuzin e shtëpisë së tij më 28 tetor 2023, në moshën 54 vjeçare. Autoritetet konfirmuan se aktori kishte ndërruar jetë para se ekipet e emergjencës mjekësore të arrinin në vendngjarje.
Mjekja ligjore, në raportin e saj, ka përmendur jo vetëm ketaminën si shkak kryesor të vdekjes, por edhe faktorë të tjerë që mund të kenë kontribuar. Ndër to përfshihen mbytja, sëmundja e arterieve koronare, si dhe efektet e buprenorfinës, një opioid sintetik i përdorur në trajtimin e varësisë nga drogat. Ky raport i detajuar hedh dritë mbi kompleksitetin e rrethanave që rrethuan humbjen tragjike të një figure të dashur të botës së televizionit.
“The Perfect Couple” triumfon në Netflix me 103.5 milionë orë të shikuara dhe 20.3 milionë shikime
Siç pritej, miniseria e re "The Perfect Couple" ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në Netflix që në javët e para...