IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Media më e madhe kritike e Orban në shënjestër, mijëra hungarezë protestojnë për lirinë e shtypit

by IMA Redaksia
2020/07/25
in MEDIA
Reading Time: 3 mins read
A A
Media më e madhe kritike e Orban në shënjestër, mijëra hungarezë protestojnë për lirinë e shtypit

Mediumi më i madh i pavarur i Hungarisë, “Index” rrezikohet. Kritikët i tremben vënies së nën kontroll nga qeveria e Orbanit të portalit online. Mijëra vetë dolën në Budapest të protestojnë.

ADVERTISEMENT

“Index qëndronte për lirinë e shtypit dhe ideve. Boshllëkun që do të lerë ai nuk do ta mbushë dot asnjë medium tjetër”, thotë Bálint Honos.

Hungarezi i ri është një nga rreth 10.000 vetë që të premten në mbrëmje protestuan në Budapest kundër influencës së qeverisë ndaj mediumit më të madh të pavarur në vend.

ADVERTISEMENT

Edhe Luca Jelli është mes demonstruesve. “E para gjë që bëj në mëngjes është leximi i Index-it”, thotë ai. “Jam shumë i trishtuar për atë që po ndodh këtu”. Kolona e protestës u formua në afërsi të redaksisë së Index-it. Prej andej protestuesit vazhduan rrugën përgjatë Danubit deri para selisë së kryeministrit, Viktor Orban. Rrugës duartrokitje për punën e gazetarëve të portalit dhe thirrje për solidaritet. “Ne jemi me ju”, “Vend i lirë, media të lira”.

Më shumë se 80 gazetarë të Index-it dorëhiqen
Arsyeja e protestës lidhet me largimin nga detyra të kryeredaktorit të Index-it, Szabolcs Dull të mërkurën (22.7.2020). Në fund të qershorit ai kishte publikuar një artikull, ku paralajmëronte nga ndikimi në rritje tek Index i pronarëve të afërt me qeverinë. “Të mërkurën në fjalën e lamtumirës, Dull tha se “Index është një fortesë, që ata duan ta shkatërrojnë.” Pas largimit të Dull nga detyra, redaksia e Index-it u solidarizua me kryeredaktorin dhe kërkoi kthimin e tij në detyrë. Por drejtorët nuk reaguan. Të premten më shumë se 80 vetë gazetarë ofruan largimin nga detyra, si edhe zëvendëskryeredaktorja, Veronika Munk. Ajo u shpreh, se do të krijojë një medium të ri me ish-gazetarët e redaksisë së “Index-it”.

Përpjekja për influencë zgjat me vite
Me rreth 1,5 Milionë klikime të faqes në ditë, tek një popullsi me 10 milionë banorë, Index është mediumi më i lexuar në Hungari. Prej vitesh qeveria e Orbanit përpiqet të ndikojë në raportimin kritik që i bëhet qeverisë nga portali i internetit. Para tre vitesh ky portal u vu nën pronësi të pronarëve të afërt me partinë e Viktor Orbanit, Fidesz. Një fondacion i krijuar do duhej të garantonte pavarësinë e Index-it. Por në mars biznesi i reklamave u shkëput nga portali dhe u vendos nën kontrollin e pronarëve. Para një muaj, pronarët kërkuan nga fondacioni, bordi drejtues dhe redaksia një raportim më miqësor ndaj qeverisë, gjë që çoi në prishjen me kryeredaktorin, Dull dhe në fund me të gjithë redaksinë.

Marrja nën influencë e mediave kritike ka traditë
Vitet e kaluara, qeveria e Orbanit i ka vënë nën kontroll gati të gjitha mediat kritike. Analistët vlerësojnë, se gati 90% e mediave ndodhen nën kontrollin e qeverisë. Kritikët tremben, se Index-i do të vendoset tërësisht në linjën e qeverisë, sipas një modeli të njohur: Fillimisht pronarë të afërt me qeverinë e partisë Fidesz blejnë mediat kritike.

Më vonë ato ose sillen në linjën e partisë, Fidesz ose mbyllen. Në vitin 2015 ndërroi në këtë mënyrë pronar, portali Origo, i njohur si kritik ndaj qeverisë – sot ai konsiderohet si zëdhënës i qeverisë së Orbanit. Një vit më vonë brenda natës u mbyll gazeta më e madhe ditore hungareze, Népszabadság. Radiotelevizioni publik qëndron që nga viti 2010 nën kontrollin shtetëror. Shumica e radiove e televizioneve private janë nën pronësi të pronarëve të afërt me Fidesz. Në listën e lirisë së shtypit të “Reporterëve pa kufij”, Hungaria zë vendin e 89 nga 180 vende./DW/

Previous Post

Kina i përgjigjet SHBA-së me të njëjtën monedhë, urdhëron mbylljen e konsullatës amerikane në një qytet jugperëndimor

Next Post

Muzikë pas orës 20.00, policia gjobit 4 aktivitete

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Serial

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily

Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT
Serial

“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT

Një nga serialet turke më të njohura të viteve 2000, “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), është rikthyer papritur në qendër...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Next Post
Muzikë pas orës 20.00, policia gjobit 4 aktivitete

Muzikë pas orës 20.00, policia gjobit 4 aktivitete

Zbulohen simptoma të reja të koronavirusit Covid-19

Zbulohen simptoma të reja të koronavirusit Covid-19

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA