IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Media në Shqipëri, dhe nevoja për punonjës social

by IMA Redaksia
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Media në Shqipëri, dhe nevoja për punonjës social

Në sistemet politike demokratike media përfaqëson një burim të pavarur të dijes, i cili jo vetëm i informon njerëzit rreth aktualitetit politik dhe ngjarjeve apo ndodhive në vend dhe jashtë vendit, por gjithashtu është një burim i cili i mbron ata dhe nga abuzimet e pushtetit.

ADVERTISEMENT

Media historikisht është parë dhe përshëndetur si instrumenti bazë i demokracisë dhe në kuadër të kësaj roli i medias përmbushet nga besnikëria e gazëtarëve për etikën profesionale të objektivitetit gjatë raportimit të lajmit, fakteve lidhur me një problematikë që mund të shqetësojë shoqërinë, apo edhe lidhur me ndonjë lajm i cili kërkon një mënyrë profesionale raportimi.

Shtypi dhe transmetimet televizive janë bërë mjetët parësore të ndërmjetësimit, ç’ka do të thotë të qëndrosh mes njerëzve dhe botës dhe t’iu raportosh atyre atë c’ka ata nuk mund ta shikojnë apo ta përjetojnë vetë. Pikërisht në këtë pikë, në vendin tonë egziston një problematikë e cila kohët e fundit ka filluar të bëhet shqetësuese përsa i përket mënyrës se si transmetohet lajmi te publiku (audienca e gjërë). Kohët e fundit të gjithë përmes mëdias së shkruar dhe vizive jemi “dëshmitarë” të monstruoziteteve që po ndodhin në vendin tonë. Si në transmetimet televizive të lajmeve, në transmetimet radiofonike, në median e shkruar dhe atë online shikojmë, dëgjojmë dhe lexojmë lajme të cilat kanë nevojë për filter mediatik, për vetë faktin se impakti që ato tejçojnë te audienca e gjerë nuk është pozitiv.

ADVERTISEMENT

Marketingu është pika kyçe e suksesit ose e dështimit të multimedias dhe duke ju referuar nevojës për audiencë, shumë lajme jepen pa filtra dhe në mënyrë aspak profesionale, pa marrë parasysh faktin që në këto media mund të kenë akses dhe minorenët. Mungesa e profesionalizmit fillon që në titullin e lajmit, i cili gjithmonë ka tendencën të jetë sa më goditës në mënyrë që të ngjallë kuriozitet klikimi apo shikueshmërie.

Për sa më sipër i referohemi disa prej ngjarjeve të rënda të njëpasnjëshme:

“Xhaxhai pasi kishte vrarë nipin, shëtiste me kokën e prerë” – një ngjarje e tillë sigurisht që është shokuese, por më e rëndë se vetë ngjarja është mënyra se si media e tejçon lajmin, pa marrë parasysh impaktin që mund të shkaktojë një mënyrë e tillë transmetimi lajmi tek çdo dëgjues, lexues dhe mbi të gjitha tek familjarët e vetë vogëlushit në fjalë.

Lajmeve të ngjashme të transmetuara pa filtra dhe pa profesionalizem mund t’i referohemi edhe dy ngjarjeve të ditës së djeshme dhe të sotme në Elbasan dhe Dibër ku “babai kryen marrëdhënie seksuale me të birin dhe bashkëshorten”, “babai kryen marrëdhënie seksuale me të bijën 15 vjecare në pyll”… lajme këto të njëpasnjëshme, të transmetuara nga media në çdo orar të ditës në dukje sikur nxisin njëra-tjetrën të ndodhin brenda 48 orëve. Për të mos u mjaftuar me kaq, ngjarjes së Dibrës i bëhet një përshkrim i hollësishëm ku publikohet identiteti me emër dhe mbiemër i babait përdhunues, sikur të ishte “kaq” e vështirë për të identifikuar më tej minorenen 15-vjeçare.

Kjo formë denigruese e dhënies së lajmit po kthehet në preçedent dhe sigurisht po bëhet mjaft shqetësuese! Si rrjedhojë e kësaj lind nevoja e domosdoshme që krahas gazetarëve, në media të punësohen me patjetër një Punonjes Social ose Psikolog. Rëndësia e prezencës së tyre në media është e madhe, pasi në këtë mënyrë, krahas rregullimit në mënyrë ligjore të transmetimit të lajmit, do mund të kemi lajme më të moderuara, si dhe do të parashikohen pasojat e impaktit që mund të shkaktojnë në shoqëri lajmet e sipër përmendura.

Në kuadër të kësaj është shumë e rëndësishme që autoritetet përkatëse (Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive/AMA), të propozojnë që krahas ndryshimit të ligjit për median që po amendohet, i cili është në fuqi që në vitin 2009, të shtohet dhe një pikë tjetër, në të cilen të rregullohet ligjërsht prezenca dhe punësimi i punonjësve social dhe psikologëve në media. Pikë e cila do të ishte mjaft efiçente në rritjen e profesionalizmit në transemtimin e lajmit, me qëllim që Edicionet Informative të Lajmeve të mos vijojnë më siç janë kthyer prej kohësh në “Kronika të Zeza”.

Via: Ervjola Osmanaj
Previous Post

RIO 2016, sonte Ceremonia e mbylljes drejtëpërdrejtë në RTSH

Next Post

Largimet nuk kanë të ndalur nga Top Channel

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Largimet nuk kanë të ndalur nga Top Channel

Largimet nuk kanë të ndalur nga Top Channel

Bene Rexha në Shqipëri, zbuloni se kur dhe ku!

Bene Rexha në Shqipëri, zbuloni se kur dhe ku!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA