Ish konkurentja e Përputhen Melisa Lleshi ka publikuar ditën e djeshme këngën e saj më të re ‘Atij’.
Kjo është kënga e katërt në karrierën muzikore të Melisa dhe ndryshe nga tre këngët e para, ‘U kry’, ‘Leje’ dhe ‘Inati’, Melisa ka ndryshuar bashkëpuntorët dhe menaxhimin e saj në Youtube dhe platformat e tjera muzikore.
Kënga ‘Atij’ është një produksion i Natti Daja, i cili njihet për realizimin e këngëve të personazhe të tjerë të Përputhen, si Luli, Riniani dhe Lindita.







