IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Mimoza Ahmeti fiton “Ferma VIP 3”, finalja merr vlerësime edhe nga Fremantle

by IMA Redaksia
2026/06/18
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Mimoza Ahmeti fiton “Ferma VIP 3”, finalja merr vlerësime edhe nga Fremantle

Poetja e njohur Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, duke mbyllur me triumf një rrugëtim më shumë se tre mujor, të ndjekur me shumë interes nga publiku shqiptar.

ADVERTISEMENT

E pranishme në fermë që nga dita e parë, Moza ndërtoi një rrugëtim unik, duke u kthyer në një nga personazhet më të komentuara dhe më të dashura të këtij sezoni. Me personalitetin e saj të veçantë, reflektimet filozofike dhe emocionet e forta që ndau me publikun, ajo arriti të fitojë zemrat e teleshikuesve.

Në përballjen finale, Mimoza Ahmeti u përball me Ilir Shaqirin në televotimin vendimtar, pas eliminimit të finalistëve të tjerë. I pari që la garën ishte DJ Bujaka, i cili u rendit në vendin e pestë. Më pas, publiku vendosi që Soni Malaj ta mbyllte garën në vendin e katërt, ndërsa Elvis Pupa në vendin e tretë, duke lënë në garë dy finalistët e fundit.

Finalja e madhe, nën drejtimin e Arbana Osmanit dhe prodhimin e “Vita Production”, solli emocione, surpriza dhe rikthime pas në kohë përmes rrëfimeve dhe kujtimeve të finalistëve. Pesë finalistët, Mimoza Ahmeti, Ilir Shaqiri, Elvis Pupa, Soni Malaj dhe DJ Bujaka, përjetuan një natë spektakolare, që kulmoi me kurorëzimin e fitueses së këtij edicioni.

 

 

ADVERTISEMENT

“Ferma VIP 3” mbylli kështu një nga sezonet më të suksesshme, duke sjellë jo vetëm garë për çmimin e madh, por edhe miqësi, përballje, rrëfime njerëzore dhe momente që do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut.

Finalja nuk tërhoqi vetëm vëmendjen e teleshikuesve shqiptarë, por edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë të formatit. E pranishme në natën finale ishte Andrea Gavacova, drejtoreshë e Fremantle Media për Europën Qendrore dhe Lindore, e cila vlerësoi mënyrën se si formati është realizuar në Shqipëri.

 

Sipas saj, “Ferma VIP” jo vetëm që përmbush standardet ndërkombëtare të formatit, por në disa aspekte i tejkalon ato, falë investimit në prodhim, përzgjedhjes së konkurrentëve, mbulimit 24 orë të jetës në fermë, prime-ve me vlera të larta televizive, teknologjisë së fundit dhe efekteve speciale.

“Jam shumë e lumtur që ndodhemi sot këtu për finalen e Fermës. Mendoj se ky format jo vetëm që i përmbush të gjitha standardet, por i tejkalon ato në mënyrën më pozitive të mundshme”, u shpreh Gavacova.

Ajo theksoi gjithashtu se “Ferma VIP” renditet ndër formatet më të suksesshme ndërkombëtare, krahas “Got Talent”, duke e cilësuar si një nga produktet më të forta televizive.

“Ky është vërtet një nga formatet më të njohura, së bashku me ‘Got Talent’ dhe disa të tjerë. Për mua, ky është standardi i artë”, tha ajo.

Gavacova vlerësoi edhe ndikimin e madh që “Ferma VIP” ka krijuar në platformat digjitale dhe rrjetet sociale, veçanërisht në YouTube, duke e konsideruar këtë një tregues të rëndësishëm të fuqisë së markës dhe lidhjes me publikun.

Vlerësimet e përfaqësuesve ndërkombëtarë konfirmojnë suksesin e “Ferma VIP” në Shqipëri, duke e kthyer atë në një nga produksionet më të ndjekura dhe më të komentuara në hapësirën shqiptare.

Tags: ahmetiedheFermaFinaljafitonfremantlemerrmimozangaTelevizionVipvlerësime
Previous Post

Debati për Botërorin 2026, Telekomi i Kosovës: Askush nuk mbetet pa e parë

Next Post

Marsela Çibukaj rikthehet në “Kënga Magjike”, katër vite pas triumfit me “I Paftuar”

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Marsela Çibukaj rikthehet në “Kënga Magjike”, katër vite pas triumfit me “I Paftuar”

Marsela Çibukaj rikthehet në “Kënga Magjike”, katër vite pas triumfit me “I Paftuar”

“Mjaft më ke gënjyer”, Klea Chutra dhe Andrea publikojnë “Kundër Sistemit”, këngën që i jep zë revoltës së një brezi

“Mjaft më ke gënjyer”, Klea Chutra dhe Andrea publikojnë “Kundër Sistemit”, këngën që i jep zë revoltës së një brezi

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA