Edicionet informative të lajmeve në ekranin e “Agon Channel” këto ditë i kanë dhënë jehon një lajmi, që sipas tyre Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka kërcënuar grupin e xhirimit gjatë raportimit LIVE nga Gjirokastra të ceremonisë martesore të Veliajt.
Sipas “Agon Channel”, stafi i korrespondentëve në Gjirokastër ka marr mesazhe kontradiktore nga ministri, të cilat cilësohen si kundër fjalës së lirë të medias.
Gjatë ceremonisë së martesës së ministrit Veliaj me bashkëshorten Ajola Xoxa në kalanë e Gjirokastrës, “Agon Channel” ishte i pranishëm, njëlloj si disa media të tjera, për të mbuluar hap pas hapi të gjithë ceremoninë festive, madje edhe me transmetim LIVE. Kjo siç duket e ka indinjuar ministrin, pasi më herët kishte kërkuar që e gjithë kjo festë të ishte tërësisht private dhe pa pranin e medias.
IMA / S. Dema