IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Mjeku gjerman: Ja kur do të nis vala e dytë e koronavirus, por nuk do rikthehemi tek karantina

by IMA Redaksia
2020/06/27
in Uncategorized
Reading Time: 5 mins read
A A
Mjeku gjerman: Ja kur do të nis vala e dytë e koronavirus, por nuk do rikthehemi tek karantina

Koronavirusi nuk është zhdukur dhe vala e dytë e tij do të ndodhë në vjeshtë ose dimër, thotë doktor Tobias Welte, nga Qendra gjermane për Sëmundjet Infektive. Ai thotë se faktorë të mëdhenj rreziku janë ajri i ftohtë dhe lagështia e ulët.virus

ADVERTISEMENT

Welte thotë se distanca fizike dhe maskat e fytyrës janë ndër masa më të rëndësishme mbrojtëse.

Welte, që është edhe pjesëtar i task-forcës gjermane për luftimin e koronavirusit, thotë se rritja e numrit të rasteve në Kosovë, ditëve të fundit, lidhet me kulturën e jetesës.

Doktor Welte, a mund të na shpjegoni fillimisht se çfarë është vala e dytë e koronavirusit dhe a po ndodh një e tillë tashmë? Shohim rritje të numrit të rasteve në disa vende.

ADVERTISEMENT

Tobias Welte: Mendoj se dallon nga vendi në vend. Janë disa vende ku po ndodh vala e dytë. Për shembull, në Iran ka rritje ditore të rasteve, pasi numri i tyre ka rënë. Atje tani është vala e dytë. Shkaku mund të jetë fetar. Gjatë Muajit të Ramazanit, numri i rasteve ka rënë, por më pas, pas takimeve të shumta të njerëzve, ai prapë është rritur. Në vende të tjera, si Gjermania, nuk ka rritje në nivel vendi, por ka vatra. Një nga këto vatra janë fabrikat e mishit. Problemi i këtyre vatrave është se ato bartin disa faktorë rreziku. Në fabrikat e mishit, për shembull, mbizotëron ajër i ftohtë dhe i thatë; njerëzit punojnë afër njëri-tjetrit dhe distanca nuk respektohet.

Po ashtu shumica e punëtorëve vijnë nga Evropa Jugore dhe Lindore dhe kushtet në të cilat jetojnë janë larg të qenët të përsosura. Këta faktorë, pra, ju bëjnë më të cenueshëm ndaj koronavirusit. Ajo që mund të mësojmë nga këto lloje shpërthimesh është se virusi është ende këtu, është ende infektues. Dhe, nëse i jepni shans atij, do të ketë infektim. Tani jemi në kohë të verës, por nëse ajri i ftohtë luan rol, ka shumë gjasa që do të shohim valën e dytë në vjeshtë ose në dimër.

A do të ketë valë të dytë në secilin vend që ka pasur raste me koronavirus, apo kjo është një gjë që varet nga strategjia që ato ndjekin?

Tobias Welte: Virusi nuk është zhdukur në asnjë vend evropian. Ne jetojmë në një botë globale. Nëse udhëtimet lejohen dhe kufijtë hapen sërish, virusi do të përhapet prapë nga vendi në vend. Andaj, do të thosha po, do të ketë valë të dytë në vjeshtë. Intensiteti i valës së dytë është ende i paqartë.

A mund të parandalohet vala e dytë?

Tobias Welte: Druaj se jo. Nuk do të ketë vaksinë deri në mes të vitit të ardhshëm, nëse jemi me fat. Pra, gjasat për një vaksinë nuk janë aq të mëdha dhe nuk do të ketë trajtim efektiv.virusedhe kur rihapim ekonominë, është t’i ruajmë disa masa parandaluese. Dhe, më e rëndësishmja është distanca.

A mund të jetë vala e dytë më e keqe se e para?

Tobias Welte: Mendoj se vala e dytë nuk do të jetë më e keqe, por ka mundësi që të mblidhen disa probleme bashkë. Mund të ndodhin koronavirusi dhe influenza në të njëjtën kohë. Andaj, duhet të merren vaksinat kundër gripit, kundër pneumonisë bakteriale, për të zvogëluar rrezikun që disa infeksione të vijnë në të njëjtën kohë.

Vala e dytë lidhet shpesh me vjeshtën, siç e thatë edhe ju. A e bën moti i ftohtë më keq situatën, apo pse?

Tobias Welte: Moti i ftohtë dhe lagështia e ulët janë faktorë rreziku. Tjetër faktor rreziku është të qenët në ambiente të mbyllura, ku aerosoli dhe koha e mbijetesës së aerosolit është më e lartë sesa jashtë. Pra, nëse jeni në dhoma të mbyllura, nëse ajri është më i ftohtë dhe më i thatë, rreziku rritet.

Si të luftohet vala e dytë? Sërish me izolim?

Tobias Welte: Nuk mendoj se do të ketë sërish izolim total. Asnjë prej vendeve, as ato të pasurat si Gjermania apo Austria, nuk do të jenë në gjendje të izolohen sërish, për shkak të ekonomisë. Mund se do të ketë izolime të pjesshme, rajonale, por jo totale. Ajo që po përpiqemi të bëjmë tani është të kuptojmë se kush e përhap më shumë koronavirusin. Për momentin, duket se nuk janë fëmijët, andaj nuk ka kuptim që të mbyllen çerdhet ose shkollat. Por, të moshuarit janë më të rrezikuar dhe të moshuarit me sëmundje shoqëruese kanë më shumë rrezik të vdesin. Andaj, na duhen masa speciale për kategori speciale të popullsisë.

A mund të na jepni më shumë detaje, cilat janë këto masa speciale?

Tobias Welte: Kufizimet e kontakteve, sidomos në shtëpitë e kujdesit. Mendoj se distanca është shumë e rëndësishme. Unë po ashtu u besoj maskave që mbulojnë gojën dhe hundën. Edhe nëse nuk na pëlqejnë, ne duhet të jetojmë me to.

A mund të ketë më shumë se dy valë të koronavirusit?

Tobias Welte: Problemi i këtyre viruseve është se ne kurrë nuk dimë se çfarë do të ndodhë. Nëse ka mutacion të virusit, ndryshim në virulencë, ndryshim në transmetim, është e paqartë. Nëse shohim disa epidemi gripi – ku e kemi përvojën më të madhe – ato kanë qenë me ne për një, dy, tre vjet. Për shembull, gripi i derrave ka qenë tre vjet pandemik dhe pastaj është zhdukur. Një shpresë është se kjo do të ndodhë edhe me koronavirusin tani, se do të zhduket në një kohë, ose krijon mutacion dhe bëhet më pak i rrezikshëm, duke shkaktuar norma më të ulëta të vdekshmërisë, apo bëhet një virus më i përshtatshëm për sistemin njerëzor.

Do të kaloj në Kosovë. Disa ditë kemi pasur deri në 35 për qind raste pozitive në mesin e testeve të kryera. Si e komentoni këtë?

Tobias Welte: Nuk e kam dëgjuar këtë më herët. Kjo lidhet me kulturën e jetës suaj. Pra, nëse është kulturë familjare që njerëzit të qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit, të puthen shumë, në të majtë, në të djathtë, të flasin me zë të lartë, atëherë rreziku rritet.

Kosova tani nuk i teston kontaktet e para, por i këshillon të vetizolohen për 14 ditë. A është e rrezikshme kjo, marrë parasysh faktin se nëse dikush nuk e di se është i infektuar, ai mund ta përhapë infeksionin…

Tobias Welte: Kjo është e vërtetë. Ne veprojmë ndryshe në Gjermani. Ne i testojmë kontaktet e para. Kjo mendoj se është mënyra e duhur, sepse nëse ka një shpërthim, ju duhet t’i identifikoni personat në rrezik. Nëse doni të ndaloni një shpërthim, ju duhet t’i filloni ndërhyrjet shumë herët.

Source: REL
Previous Post

“Efekte që zgjasin me vite”, Koronavirusi shkakton probleme në zemër, tru, veshka…

Next Post

Fier, infektohet infermierja e burgut

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Fier, infektohet infermierja e burgut

Fier, infektohet infermierja e burgut

Reagon për herë të parë Rudina Magjistari pas lajmit të mbylljes së emisionit ”Rudina”

Reagon për herë të parë Rudina Magjistari pas lajmit të mbylljes së emisionit ''Rudina''

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA