NBC ka vendosur 20 Dhjetorin si ditën për të transmetuar finalen e madhe me episodin 2-orësh të serialit Timeless, që më parë u anullua pas një sezoni në 2017, dhe më pas u konfirmua për transmetim pas revoltimit të një fansi në Qershor.
Rrjeti filloi përgatitjet në fund të muajit Korrik, ndërkohë që producentët, krijuesit dhe prodhuesit ekzekutivë të serialit Shaywn Ryan dhe Eric Kripke u shprehën optimistë për rinovimin dhe e quajtën atë si të domosdoshëm.
Shtëpia e produksionit Sony Pictures Television ka tentuar të shesi serialin gjatë verës por nuk ka arritur të gjejë një shtëpi të re për të.
Timeless tregon për një vjedhje misterioze të makinës që kthen pas gjërat në kohë, e cila ishte pronë sekrete e shtetit Amerikan./IMA/