NCIS: Nënshkruhet konrata për një sezon të ri

Aktori i NCIS dhe njëherazi producent ekzektuiv i serialit, Mark Harmon ka nënshkruar një kontratë të re për vazhdimin e prodhimit të serialit me CBS/CBS TV Studios Series. Së bashku me të, seriali i krimeve është rinovuar për një sezon të ri transmetimi gjatë periudhës 2018-2019.
Tashmë duke numëruar plot 15 sezone, NCIS është seriali më i ndjekur i kanalit amerikan CBS duke marrë një audiencë rekord dhe blerje të drejtash për transmetim në më shumë se 200 territore.
Sezoni që është duke u transmetuar tani, ka arritur një mesatare prej 17.0 milion shikuesish duke hyrë në pesë programet më të ndjekura në televizionin amerikan. Ndërkohë ai është i aksesueshëm edhe online përmes paltformave dixhitale të CBS.

NCIS ka shfaqur premierën e parë në 2003 dhe për sezonin 2009-2019 u bë ndër serialet më të ndjekur gjatë sezonit 2009-2010 dhe që atëherë nuk e ka lëshuar më vendin./IMA/
REKLAMA
Loading...

KOMENTO