Një lajm tragjik ka tronditur pak orë më parë botën e medias dhe jo vetëm. Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë gazetarja e njohur e medias rozë Adela Xhamani, njofton televizioni ”Fax News”.
Gazetarja ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo gjendej në banesë në momentin që ka ndodhur goditja fatale, ndërsa edhe pse 2 mikeshat e saj kanë njoftuar ambulancën, përpjekjet për ta sjellë në jetë kanë qenë jo me sukses.
Adela iu bashkua nismës më të re televizive ‘’Fax News” që në datën 1 tetor në pozicionin e gazetares së kulturës dhe në 15 nëntor do fillonte emisioni i saj në këtë ekran ‘’Shtëpia e Adelës”.
Më parë Xhamani ka qenë pjesë e ‘’Big Brother Albania 2”, mjaft orgjinale në atë që përfaqësonte në këtë show televiziv.
Po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘’Who”.
Adela ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet./shuplaka/
InfoMedia Albania shpreh ngushëllimet e përzemërta për familjarët, kolegët dhe dashamirësit e Adelajdës.








