Ka ndërruar jetë Stefano D’Orazio, il batterista i grupit të famshëm italian Pooh.
Prej disa ditësh bateristi historik 72 vjeçar i Pooh ishte i shtruar me Covid në spitalin e Romës dhe gjendej në terapi intensive.
Lajmin e ka bërë të ditur me një mesazh në twitter miku i tij Bobo Craxi: «Stefano miki im. Luaj muzikë dhe shkruaj edhe nga atje lart».
D’Orazio u bë pjesë e Pooh në vitin 1971 dhe sëbashku me Roby Facchinetti, Dodi Battaglia, Red Canzian dhe Riccardo Fogli bënë karrierë me grupin që ka shitur më shumë se 100 milionë disqe. Një nga krijimet e tij më të fundit, kënga “Rinascerò rinascerai” e shkruajtur gjatë lockdown me kolegun dhe mikun e tij Roby Facchinetti që sot e kujtojnë me këto fjalë të ndjera: «STEFANO NA LA, Kemi humbur një vëlla, mikun e një jete, dëshmimtarin e momenteve më të rëndësishme, por mbi të gjitha, ne të gjithë kemi humbur një person të mirë, të ndershëm pikë së pari me veten. Mirupafshim Stefano, miku ynë përgjithmonë… Roby, Red, Dodi, Riccardo».