Zakonisht, pesë shtetet që e ndihmojnë organizimin dhe financimin e Eurovizionit – e që janë Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Anglia, kanë kënduar vetëm në natën finale të këtij festivali.
Që nga edicioni i ardhshëm, i cili do të mbahet në Stokholm në maj të vitit tjetër, këto shtete do të këndojnë edhe në gjysmëfinale. Ky vendim është marrë nga EBU për disa arsye, mes të cilave edhe një lobim dhe promocion më i madh i këtyre shteteve, duke qenë se ato kanë ushtruar gjithmonë më pak se gjysmëfinalistët.
Shtetet do të paraqiten në gjysmëfinalet në të cilat edhe do të votojnë. Gjermania që tani dihet se do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë. Edhe Suedia, shteti fitues i sivjetmë do të këndojë në gjysmëfinale. Kjo tregon se shtetet do të duhet të kalojnë gjysmëfinalet për të hyrë në finalen e madhe.
Deri tani vetëm Holanda e ka zgjedhur përfaqësuesin e saj për Eurovizion.
Marre nga RTK