IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Ndryshoi politikën editoriale të mediave në pronësi të tij por kjo nuk e ndrshoi vendimin, IKMT i shkatërron resortin Irfan Hysenbelliut

by IMA Redaksia
2022/09/02
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Ndryshoi politikën editoriale të mediave në pronësi të tij por kjo nuk e ndrshoi vendimin, IKMT i shkatërron resortin Irfan Hysenbelliut

Strukturat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ndërhynë sot për rikthimin e 4000 metrave katror rërë e det të kthyera në beton dhe ndërtime të paligjshme në zonën e pishave, nga Irfan Hysenbelliu.

ADVERTISEMENT

Pavarësisht servilosjes së ditëve të fundit të Irfanit ndaj qeverisë, duke ndryshuar politikat editoriale të mediave të tij dhe zbutjen e sulmit ndaj tatimeve për gjobat e papaguara, ligji u vonua por i erdhi sot për t’i “trokitur” në derë dhe për t’i prishur gjithçka.

“Prestige Resort” i ndërtuar pak vite më parë depërtoi jo vetëm në breg, në rërë, por edhe në det. U vendosën blloqe betoni duke penguar shëtitoren, si të ishte personale e Irfan Hysenbelliut. IKMT shkoi të hapë pronën publike për të cilën ishin ankuar dhjetëra qytetarë me peticione.

Shkeljet e Irfanit janë të pafundme, por ky hap fillestar është diçka pozitive, që shpresojmë të vazhdojë njësoj me të gjitha shkeljet e tjera, që ne do të vazhdojmë t’i denoncojmë siç kemi bërë gjithmonë.

Nëse vendi jonë ka standard ligji, Hysenbelliu duhet të arrestohet për ndërtimin që ka bërë dhe duhet të ishte arrestuar shumë më herët për të gjitha shkeljet e tij! Në fakt, ku ishte Policia e Shtetit kur Irfani ndërtonte pa leje dhe shkelte çdo ligj? Ku ishin institucionet e tjera që duhet të mbanin përgjegjësi?

“Iconstyle.al” mban qëndrim kundër qeverisë për mos-zbatimin e ligjit gjithë këto vite, duke e lënë bregdetin shqiptar të mbushet me ndërtime teksa toleronte Irfanin dhe të tjerë.

Mediat gjobvënëse të Hysenbelliut që e quajtën këtë ngjarje si “sulm ndaj linjës së tyre editoriale” nuk arritën dot t’i bëjnë presion qeverisë, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë “presioni” i pjesës tjetër që qeveria ka toleruar për kaq kohë që të shkatërrojë bregdetin.

Fytyra e vërtetë e opozitës!
Prej 9 vitesh shohim qartë fytyrën e qeverisë, por sot pamë qartë edhe fytyrën e vërtetë të opozitës, që e ktheu këtë çështje në politike.

Megjithëse për të vetmen herë qeveria e bëri punën siç duhet duke zbatuar ligjin edhe pse me vonesë, opozita (Partia e Lirisë, Partia Demokratike) u ngrit për t’i dalë kundër dhe për të mbrojtur ndërtimet e Irfanit, kur nuk ngrihen as për problemet më serioze të popullit të tyre, siç u takon!

Shumë herë kemi parë opozitën të heshtë, të shitet, duke mos denoncuar me emra oligarkët dhe shkeljet e tyre të mëdha. Opozita e quan këtë një “sulm kundër mediave”, por në fakt nuk është i tillë! Ky është një sulm kundër mediave që përdoren për gjoba dhe për të shkelur ligjin, si ajo e Irfanit. Ky është një zbatim i ligjit të IKMT-së për të shtruar shëtitoren dhe për të prishur ndërtimet pa leje në bregdet, të ndërtuara nga një pronar mediash që është mësuar gjithmonë të vendosë gjoba për interesat e tij.

Në Shqipëri operojnë gjithashtu media transparente, të drejtpërdrejta dhe të pavarura, që nuk mbajnë anën e askujt dhe sulmojnë çdo shkelje. Mediave të tilla transparente, qeveria nuk mund t’ia bllokojë financimet dhe s’kanë pasur kurrë probleme të tilla, ndryshe nga mediat e Irfanit.

ADVERTISEMENT

Shpresonim që Hysenbelliu të fillonte të bënte opozitë siç duhet, ta përdorte median e tij për qëllimin e saj të vërtetë. Por ka aq shumë probleme, sa e kërcënojnë që edhe të arrestohet e t’i sekuestrohet gjithçka.

Opozitarët duke protestuar e mbështetur Irfanin sot, treguan se janë në mbrojtje të paligjshmërisë, të abuzimit me ligjin, të ndërtimeve pa leje, kur në fakt duhet të ishin të parët që duhet të duartrokisnin mbështetjen ndaj institucioneve në momentin kur çlirohet prona publike e rrëmbyer nga Hysenbelliu.

Me këtë qasje, opozita vërteton se nuk e meriton të vijë në pushtet dhe të vazhdojë po njësoj lejimin e ndërtimeve pa leje dhe mos-zbatimin e ligjit. Kjo opozitë nuk na shërben dhe s’ka ç’të na ofrojë. E vetmja gjë që po bën, është t’i zgjasë mandatin kësaj qeverie problematike. Opozita sot vërtetoi se është njësoj si qeveria dhe është po njësoj siç ka qenë vite më parë, kur ishte në pushtet.

A është i ligjshëm aksioni i IKMT-së?
Sipas ministrisë, aksioni i IKMT-së që ka nisur këtë mëngjes, është i ligjshëm.

“Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e sotme e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik. Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit. Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse. Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave,”- shkruan Ministria e Brendshme.

Tags: Irfan HysenbelliuNews 24
Previous Post

U ndanë pas daljes nga Big Brother, por kjo foto bashkë e Donaldit dhe Beatrix po trazon rrjetin!

Next Post

Zbulohet zyrtarisht konkurenti i parë i Dancing with the Stars Albania në Top Channel

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Zbulohet zyrtarisht konkurenti i parë i Dancing with the Stars Albania në Top Channel

Zbulohet zyrtarisht konkurenti i parë i Dancing with the Stars Albania në Top Channel

“Al Pazar” rikthehet në Vizion Plus / Agron Llakaj dhe stafi kanë një përshëndetje të veçantë për shikuesit

“Al Pazar” rikthehet në Vizion Plus / Agron Llakaj dhe stafi kanë një përshëndetje të veçantë për shikuesit

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA