Spektakli i njohur i kërcimit “Dancing with the Stars” pritet të nis sezonin e ri në muajin tetor në Top Channel pas shkëputjes disa vjeçare në Vizion Plus.
E si rrjedhojë nga dita në ditë po zbulohen detaje të ndryshme, përfshirë edhe emrat e konkurrentëve. Së fundmi është konfirmuar që konkurrneti i radhës në spektaklin e kërcimit do të jetë anëtari i grupit “Asgjë sikur Dielli”, Alban Nimani.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të ‘Dancing With the Stars’ në Instagram: “Për të treguar se sa do të shkëlqejë ylli i tij në kërcim, i bashkohet kastit të #DWTS, solisti i grupit “Asgjë sikur dielli”. Mirë se vjen Alban!”
Ndër të tjera, tashmë është konfirmuar që moderatorja do të prezantojë “Dancing with The Stars” që pritet të startojë këtë sezon televiziv në Top Channel.
Sipas Kryefjala.com në ambientet e këtij televizioni po flitet se moderatorja kryesore në skenë Bora Zemani do të shoqërohet nga partneri i saj Donald Veshaj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room”, (dhoma ku qëndrojnë konkurentët) pas performancës.
Tanimë që ribashkimi i çiftit është pranuar edhe nga ato vetë publikisht, përveçse partnerë në jetë do të jenë edhe në skenë. Të njëjtat zëra bëjnë me dije se romanca e dyshes duke qenë se ndiqet me kërshëri nga publiku do të përdoret për të për të rritur audiencën e “Dancing With the Stars”.
Nga ana tjetër, përballë tyre do të jetë Ilir Shaqiri. Kohët e fundit është përfolur se balerini i kishte thënë po ofertës për të shkuar në Tv Klan si kryetar jurie te “Dance with me”, por në fakt ky lajm është i pavërtetë. Fituesi i “Big Brother” do të jetë nën logon e Top, por jo vetëm kaq.
Një tjetër emër i Klan i bashkohet “Dancing with the stars”. Kështu, pas disa vitesh si pjesë e jurisë së “Dance with me”, Valbona Selimllari do të jetë në juri së bashku me Ilirin.