Këtë mëngjes, Arbana Osmani ka zbuluar se programi ‘Dua të të bëj të lumtur’ rikthehet në ekran me sezonin e ri në muajin janar. Ajo ka ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e formatit që ti nisin historitë në llogarinë e saj, ashtu siç shumë prej tyre bëjnë zakonisht.
“Dua te te bej te lumtur” rikthehet ne ekranin e @topchannelalbania ne Janar. Na dergoni historite tuaja ne adresen histori@top-channel.tv ose na kontaktoni ne numrin +355 69 708 5355. Natyrisht qe mund te mi dergoni dhe mua ketu ne dm sic beni zakonisht😊🤗 Love you all”, ka shkruar Arbana në postimin e fundit ku shihet në një prej puntatave të programit.