Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në fushë e mbrojtjes së konsumatorit

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive z. Gentian Sala, bashkë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj, nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të konsumatorëve në fushën e mediave audiovizive, gjatë praktikave tregtare të ofrimit të shërbimeve nga operatorët e fushës.

Mbrojtja e konsumatorit është një ndër politikat më të rëndësishme të qeverisë dhe AMA-s dhe për të garantuar këtë, është detyrim i institucioneve shtetërore jo vetëm të hartojnë politika dhe akte ligjore, por t’i bëjnë ato sa më funksionale dhe të zbatueshme. Këtij qëllimi do t’i shërbejë dhe kjo Marrëveshje, e cila i hap rrugë bashkëpunimit mes dy institucioneve tona përmes një platforme komunikimi transparente, në funksion të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm publik.

Autoriteti i Mediave Audiovizve

12 Qershor 2019

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.