Platforma Netflix po kërkon të punësojë një ekzekutiv për të mbikëqyrur zgjerimin e tij në video lojëra, tha një person i njohur më këtë çështje. Sipas mediave të huaja, masa vjen në një kohë kur industria e video lojërave ka përfituar nga një rritje e kërkesës nga lojtarët që po qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë COVID-19.
Netflix ka eksperimentuar me programin interaktiv në të kaluarën me filma të tillë, sikurse Black Mirror, Bandersnatch dhe You vs Wild që iu mundësuan shikuesve të vendosnin lëvizjet e personazheve. Platforma gjithashtu ka krijuar lojëra të bazuar në serialet Stranger Things dhe La casa de Papel apo Money Heist. Informacioni i raportuar më herët të premten thuhet se Netflix kishte diskutuar ofrimin e një pakete lojërash të ngjashme me ofertën e abonimit në internet të Apple, Apple Arcade, si një mundësi.
Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...







