IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

News24: “Audienca, e lodhur nga politika. Por lajmi mbetet ende tërheqës”

Flet Anduena Manushi, Drejtore Programacioni e televizionit News24

by IMA Redaksia
2019/09/22
in TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
News24: “Audienca, e lodhur nga politika. Por lajmi mbetet ende tërheqës”

Televizionet që kanë në fokus “lajmin” janë në garë të vazhdueshme për kohën me të cilën e transmetojnë atë. Por kjo nuk do të thotë se janë “dorëzuar” te plotësimi i programacionit me më shumë larmishmëri.

ADVERTISEMENT

Anduena Manushi, Drejtore e Programacionit në News24, nënvizon se në këtë sezon televiziv është shtuar lista e emisioneve që do t’u ofrohen teleshikuesve, duke pasur në fokus qytetarin. Ajo thotë se audienca është lodhur nga politika, ashtu sikurse dhe biznesi po e reflekton këtë sjellje, duke u larguar nga reklama tradicionale brenda emisioneve politike, duke kërkuar hapësira që iu japin më shumë mundësi për të transmetuar informacion mbi investimin e tyre.

 

 

Çfarë do të ketë këtë vit të ri në ekranin tuaj, lidhur me programet e reja që shtohen?

E reja që do të ketë ekrani i News24, mund të themi pa frikë se ka qenë tema kryesore e diskutimeve të kësaj vere. Ardhja në ekranin tonë e emisionit “Real Story” e Sokol Ballës është “blerja” jonë e madhe për këtë sezon. Duke lënë mënjanë çfarë është thënë, mund të themi se ne kemi besimin se ky emision do të ngrejë televizionin tonë në një nivel tjetër.

Emisioni që s’do ketë në qendër vetëm temat politike, por dhe të tjera tematika. Do të jetë në transmetim, nga e hëna në të enjte, nga ora 21:00-23:00. Gjatë kësaj fashe orari, ne pretendojmë të vazhdojmë të konkurrojmë me mediat e tjera të mëdha dhe gjeneraliste, si: Klan TV, Top Channel… që vazhdojnë të mbeten konkurrentët tanë kryesorë, me besimin se mund t’u marrim një pjesë të mirë të audiencës. “Real Story” nisi transmetimin më datë 16 shtator.

Me ndihmën e mediave që bëjnë pjesë në grupin tonë mediatik “Focus Media Group”, ne do të arrijmë të bëjmë shpërndarjen optimale në mediat e shkruara, online dhe ato sociale, duke arritur të gjitha moshat e audiencës shqiptare. Një emision i ri do të jetë dhe “Alert”, i realizuar nga gazetari Granit Sokolaj.

Në kushtet kur siguria ushqimore është kthyer në një nga problemet kryesore, “Alert” ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e konsumatorit në lidhje me sigurinë ushqimore dhe jo vetëm, por me gjithçka që ne konsumojmë. “Alert” nuk bën politikë, por prek temat dhe çështjet më shqetësuese të shqiptarëve, që lidhen me sigurinë e tyre, që kanë të bëjnë me xhepat e shqiptarëve, qoftë edhe nga pakujdesia e vetë konsumatorit, siç mund të jetë një kontratë konsumatore etj…Do të jetë në transmetim çdo të mërkurë, në orën 20:00 – 20:45.

ADVERTISEMENT

E veçanta e këtyre dy emisioneve që po vijnë në televizionin tonë, është se që të dy autorët rikthehen në News24. Me modesti mund të themi se kjo tregon forcën magjike që ka ekrani ynë. Një rubrikë interesante do të jetë dhe një bashkëpunim mes revistës “Monitor” dhe News24, për të cilën jemi në fazën e përgatitjes. Në këtë rubrikë do të trajtohen çështjet ekonomike më të rëndësishme, të përzgjedhura nga revista “Monitor”, por e sjellë në formatin televiziv. Është programuar të jetë në transmetim çdo të hënë, në orën 20:00, dhe ka për objekt të kapë atë pjesë të audiencës që është e interesuar pikërisht për këto lloj lajmesh.

Cilët janë programet e trashëguara nga sezonet e mëparshme dhe a do të mbeten të njëjtë apo do të ketë rishikim?

News24 do të vazhdojë të transmetojë emisionet që kanë vite që janë bërë pjesë e domosdoshme e teleshikuesve tanë.
Vazhdon bashkëpunimi me gazetarin Bashkim Hoxha dhe emisionin e tij “Koha për t’u zgjuar”. Jemi duke planifikuar ndryshime në skenografi dhe përhapje më të madhe të këtij emisioni, duke punuar më shumë me rrjetet sociale.

Emisioni “Vila24” vazhdon pa shumë ndryshime për momentin, por ide dhe rubrika të reja do të ketë gjatë këtij sezoni.Emisioni “Me zemër të hapur” vazhdon pa shumë ndryshime, por historitë që trajtohen në të do të vazhdojnë të sjellin realitetin që shpesh ne s’duam ta shikojmë, por që ekziston dhe ka nevojë për zgjidhje. Emisioni “Klinika24” i Doreada Mios ka tashmë shikuesit e saj besnikë dhe për momentin s’kemi parashikuar ndryshime.
“Kjo javë” me Nisida Tufën ka vetëm një detyrë: të ruajë nivelin e arritur deri tani.

Dhe natyrisht, emisioni më i suksesshëm i sezonit të kaluar ishte “Shqiptarët për shqiptarët”, i cili pritet të rinisë në tetor. Ky emision do të ketë një ristrukturim të plotë në formë dhe realizim… Po ua lëmë surprizë këto ndryshime.. Emisioni “Sport News Plus” i Daljana Sejdisë do të ketë ndryshime gjithashtu, si në skenografi dhe në përmbajtje.

Ndërsa rubrika e përditshme sportive “Sport News” me Enxhi Bibën vazhdon normalisht. Cilësia e lajmit është arma e suksesit në këtë rubrikë sportive. Vazhdojnë normalisht dhe emisionet “Chic” të Fjodora Fjorës, “Disko Lajme” dhe “Diplomaticus” të Erion Kaçorrit. Natyrisht një hapësirë kemi lënë dhe për dashamirësit e muzikës nëpërmjet emisionit “Na ishte njëherë muzika” të Gjergj Lekës. “Rinovim” është emri i tij i dytë, sipas mendimit tim, ndaj dhe këtë sezon pritet që ai të sjellë rubrika të reja, me një paraqitje të re skenografike.

Ku po orientohet audienca shqiptare sipas jush, për çfarë ka më shumë interes?

Audienca shqiptare duket se është e lodhur nga politika. Këtë e tregojnë emisionet, si: “Shqiptarët për shqiptarët” dhe “Me zemër të hapur”, të cilët arrijnë të marrin një pjesë të madhe të audiencës. Ajo që vihet re është gatishmëria për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Lajmi mbetet gjithashtu një tërheqje e fortë për shqiptarët.

Cili është raporti në programacion mes blerjeve dhe prodhimeve tuaja?

Televizioni News24 prodhon gati gjithçka vetë dhe blen shumë pak. Dhe disa emisione që s’janë produkti ynë, janë rezultat i një bashkëpunimi me partnerë të tjerë mediatikë, si: VOA, DW. Kjo për vetë specifikën e tij si televizion lajmesh.

Po biznesi si shfaqet në lidhje me interesin për reklamim. Ku preferohet të reklamohet, a ka interes në rritje apo në ulje?

Bizneset tashmë nuk kërkojnë vetëm një hapësirë pak sekondash për të dhënë reklamën e tyre. Synojnë që nëpërmjet hapësirave të blera, të japin sa më shumë informacion për investimin e tyre, të mirat e tij. Ndaj mediat i hyjnë më në thellësi reklamimit të bizneseve. Në këtë mënyrë, kemi një largim nga reklamat tradicionale, që mund të vendoseshin në hapësirat e reklamave gjatë emisioneve politike. Emisionet politike duket se janë ato që biznesi nuk i do shumë. Pavarësisht nga kjo, politika është një e keqe e domosdoshme…

Source: Revista Monitor
Tags: LajmeNews 24PolitikaprogramacioniSezoni i riTelevizion
Previous Post

Momentet e tërmetit në ambientet e Report TV

Next Post

RTV Ora: Zbuloni se çfarë do të sjellim si gjeneralistë

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
RTV Ora: Zbuloni se çfarë do të sjellim si gjeneralistë

RTV Ora: Zbuloni se çfarë do të sjellim si gjeneralistë

Top Channel: “78% e programacionit, prodhime tonat, audienca po bëhet më përzgjedhëse”

Top Channel: “78% e programacionit, prodhime tonat, audienca po bëhet më përzgjedhëse”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA