Nis transmetimet Olympic Channel

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Olympic Channel dhe portali i tij janë të disponueshëm në të gjithë botën nëpërmjet app-it për sistemet Android dhe iOS, si edhe në adresën zyrtare olympicchannel.com.

Gjithashtu, atletët dhe fansat mund të ndjekin Olympic Channel në llogaritë e reja të rrjeteve sociale në Facebook, Instagram, Twitter dhe YouTube, dhe të regjistrohen për të rejat nga Olympic Channel në olympicchannel.com. Kanali ishte parashikuar të niste transmetimet në dhjetor 2014.

Qëllimi i hapjes së këtij kanali është informimi i sportdashësve me të rejat nga Lojërat Olimpike, protagonistët dhe argëtimi i ndjekësve me programe të dedikuar eventit dhe historisë së tij.

Olympic Channel është një platformë falas e arritëshme nga të gjithë. Fillimisht programet do të ofrohen në gjuhën angleze dhe me titra në disa gjuhë të tjera.