IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Një ditë përgjatë pandemisë me Nikon

by IMA Redaksia
2020/08/31
in AKTUALITET
Reading Time: 6 mins read
A A
Një ditë përgjatë pandemisë me Nikon

Njё shkrim nga Shirla Preni

ADVERTISEMENT

Situata në të cilën po jetojmë nuk është e zakontë. Po jetojmë në një kohë pandemie, dhe po  luftojmë dita ditës me një armik të padukshëm. Lufta me të nuk është asapk e thjeshtë. Dita ditës  po përballemi me stresorët. Asgjë nuk është e sigurtë, askush nuk është imun ndaj këtij fenomeni. 

Të jetuarit në këtë kohë pandemie është një krizë epidemiologjike dhe psikologjike. Shumë njerëz janë të dëshpëruar për shkak të ndikimit të menjëhershëm shëndetësor të virusit dhe pasojat e izolimit. Shumë prej njerëzve kanë frikë nga vdekja apo humbja e të dashurve. Miliona njerëz po përballen me probleme ekonomike. Dezinformimi apo thashethemet për virusin dhe pasiguria për të ardhmen janë një nga burimet e shqetësimit. Të gjithë këto stresorë kanë potencialin të ndikojnë në shëndetin mendor dhe mirëqënien e individit.

Sipas hulumtimeve situata në të cilën po jetojmë ka rritur shqetësimin psikologjik në popullatën e përgjithshme si edhe tek grupet e rriskut. Distancimi fizik dhe ai social, ndryshimet ekonomike ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit mendor. Hultumtimet mbi ndikimin e traumave thonë se pandemia mund të ndikojë vecanërisht në shëndetin mendor të grupeve të margjinalizuara, të cilët kanë më pak akses në burimet socio ekonomike dhe në burimet e suportit social.

Personat me aftësi të kufizuar raportojnë nivele të larta të izolimit shoqëror, ata mund të përjetojnë ndjenja të intensifikuara të vetmisë në përgjigje të distancimit social. Izolimi social dhe ndjenjat e vetmisë mund të çojnë në rritjen e sëmundjeve të zemrës. 

Politikat rreth vlerësimit të kujdesit mjekësor mund të intensifikojnë qëndrimet diskriminuese ndaj personave me aftësi të kufizuar. Kjo e fundit mund të shtojë ankthin dhe frikën për të kërkuar kujdes mjekësor.

Cfarë është autizmi?

Autizmi është çrregullim neurobiologjik kompleks e shumëplanësh i zhvillimit të njeriut , pjesë e Çrregullimeve të Spektrit Autik. Ky çrregullim mund të shfaqet në çdo moshë por zakonisht simptomat shfaqen në dy vitet e para të jetës. Sipas Manualit Diagnostifikues  dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM-V) njerëzit me ASD kanë vështirësi në komunikim dhe bashkëveprim me njerëzit, sjellje të përsëritura si edhe interes të kufizuar. Simptomat ndikojnë në aftësinë e personit për të funksionuar ne shkollë, punë apo sfera të tjera të jetës.

Historiku jetësor 

Niko një djalë 20 vjec ka lindur në Athinë, Greqi. Ai është diagnostifikuar me autizëm në moshën 4,5 vjeçare. Në atë kohë fenomeni i autizmit ishte akoma i pa dëgjuar. Në moshën 8 vjecare Niko nis rrugëtimin e tij në arsim dhe nis kështu klasën e parë. Nëna e Nikos Znj.Egla ka bërë një punë fantastike me Nikon duke i përkushtuar kështu gjithë qënien e saj për integrimin sa më të mirë në shoqëri të Nikos. Një gur themeli për Nikon ka qenë mësuesja e tij e fillores e cila hodhi themelet e para tek ai. Në klasën e gjashtë Niko vazhdoi shkollën tek Liceu Artistik për kitarë dhe sot ai është kandidat i Akademisë së Arteve.

Një ditë përgjatë pandemisë me Nikon

Përgjatë pandemisë si jeta e gjithkujtë edhe jetesa e Nikos ndryshoi. Nëna e Nikos është munduar që gjatë gjithë kohës Nikon ta mbajë të angazhuar me aktivitete të ndryshme për të mos e bërë qëndrimin e tyre në shtëpi të mërzitshëm. Së bashku ato këndonin dhe kërcenin, merreshin me sport në shtëpi si edhe praktikonin kitaren pasi Niko studion për kitarë.

Intervistë me Drejtoreshën Ekzekutive të Klubit Kombëtar të Prindërve me fëmijë me spektër të autizmit, Znj.Egla Bajrami

ADVERTISEMENT

Si ja keni shpjeguar fëmijës tuaj situatën e pandemisë?

Si të gjihë në momentin qe e morëm vesh ishte e vështirë, por Niko i percepton dhe kupton gjërat. Fillimisht e trajtuam si një grip dhe ishte i nevojshëm qëndrimi në shtëpi për aq kohë sa të vijë një urdhër i dytë. Kështu Niko tha se tani do të nisnin pushimet dhe e mori me shumë sportivitet.

Cfarë ka ndryshuar në jetën e Nikos? 

Gjatë karantinës e vetmja gjë që ndryshoi ishte qëndrimi i shpeshtë i Nikos në internet.

A ka qenë për Nikon e vështirë përshtatja në një model tjetër jetese, tashmë tërësisht ndryshe nga ajo më parë?

Nuk ishte e vështirë. Niko është rritur në mënyrë të tillë që nëse dicka i shpjegohet se i bën keq ai do të bëjë atë që duhet. Përshembull ka dëgjuar para disa kohësh që  të bën shumë mirë të pish dy deri tre litra ujë në ditë dhe ai që atëherë pi aq litra në ditë pasi e ka dëgjuar nga mjeku.

Përgjatë izolimit a ka shfaqur Niko nota agresiviteti për shkak të izolimit? Dhe nëse po si keni reagur ju ndaj kësaj situate?

Niko gjatë qëndrimit në shtëpi nuk ka shfaqur nota agresiviteti, pasi ai siç e thashë e mori të mirëqenë rrezikun. Përkundrazi pas dy javësh karantinë unë si Drejtoreshë Ekzekutive të Klubit Kombëtar të Prindërve me fëmijë me spektër të autizmit,  në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Policinë e Shtetit bëra një kërkesë dhe mora një leje të posaçme për fëmijët me aftësi ndryshe për të dalë dy orë në ditë pas fashës së orarit në mënyrë kështu që fëmijët të mund të nxirrnin të gjithë energjitë negative që akumulonin. Niko megjithëse tashmë me leje nuk dilte për shkak të frikës nga COVID-19.

Si ka qenë një ditë në familjen tuaj përgjatë izolimit?, Si ka ndryshuar jeta juaj dhe e familjes tuaj gjatë pandemise? 

Të them të drejtën më e vështirë ka qenë për mua dhe vajzën time. Unë kam dalë duke qenë se kam dhe rrolin e nënës dhe kam dalë për të bërë pazaret e shtëpisë. Vajza e kishte më të vështirë pasi kaluan javët e para. Por kemi kënduar kemi kërcyer dhe ja kemi kaluar me të vërtetë mirë. Për fatin tonë të mirë e kaluam shumë mirë karantinën dhe nuk kishim nevojë as për mbështetje psikologjike.

Cilat janë pengesat që keni hasur gjatë pandemisë? 

Pengesa më e madhe për mua kanë qenë fëmijët e tjerë me aftësi ndryshe të cilët mendoj se kanë bërë shumë regres në këtë kohë. Nënat u përballën me një situatë që në të vërtetë nuk dinin si ta menaxhonin dhe disa prej tyre ishin edhe në punë e u detyruan kështu edhe ta linin atë, por kishin vështirësi për të menaxhuar fëmijët e tyre e kështu duke çuar në regres.

Përsa i përket djalit tim, Nikos nuk hasëm ndonjë pengesë përvec shkollës mund të them pasi ndryshuan gjërat. Sot e kësaj dite po has vështirësi pasi Niko duhet të kishte një program të posaçëm për tu futur në fakultet por Niko nuk e kiste një të tillë dhe është paraqitur vetëm me përgatitjen që ai kishte në Liceun Artistik.

Cfare sherbimesh do të donit të kishit marrë ndryshe?

Pa diskutim mësuesi ndihmës i cili mendoj që duhet të vinte në shtëpi me veshjen anti COVID, sepse tek fëmijët me aftësi ndryshe nuk funksionon mësimi online. Fëmijët me aftësi ndryshe kanë bërë regres pasi përvecëse i ka munguar shërbimi terpeutik, i ka munguar edhe shërbimi i mësuesve ndihmës. Mendoj që duhet të ishte bërë një grafik dhe duke përshtatur kështu kohën për gjithsecilin që kishte nevojë. Ky është një shërbim që mendoj është i domosdoshëm dhe nëse shkolla vazhdon të funksionoi online, pasi nuk mendoj se të dërguarit me foto të mësimeve ditore është efektive për askënd e jo më për personat me aftësi të vecantë.

Previous Post

STUDIMI: Fëmijët mund të jenë infektues për javë të tëra, përqëndrimi i virusit më i madh tek më të vegjëlit

Next Post

Ava Max flet shqip për herë të parë në një Tv shqiptare | VIDEO

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Ava Max flet shqip për herë të parë në një Tv shqiptare | VIDEO

Ava Max flet shqip për herë të parë në një Tv shqiptare | VIDEO

Reporterët pa Kufij: Shteti të mos ndërhyjë në linjën editoriale të RTV Ora e Ora News

Reporterët pa Kufij: Shteti të mos ndërhyjë në linjën editoriale të RTV Ora e Ora News

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA