Nje prodhim Turk i 2017-ës, seriali më i ri në Tring

Seriali më i ri që do fillojë në Tring titullohet “Përrallat e Pafajësisë”. Ky serial është një prodhim i vitit 2017 i xhiruar në Turqi, nga producenti Erol Avci dhe regjisori turk Mustafa Sevki Dogan. Në kastën e tij, do të ketë shumë aktorë të njohur të cilat tashmë kanë fituar zemrat tuaja.

Ayca Aysin Turan do të vijë në rolin kryesor të Meryem, ndërsa disa prej aktorëve të tjerë janë: Furkan Andiç, Açelya Aktas, Kenan Acar, etj. Seriali do të tregojë historinë e dashurisë të Meryem dhe Savci si dhe gjithë vështirësitë që ata kalojnë.

Meryem është një vajzë e thjeshtë por mjaft e ëmbël dhe e pëlqyer nga të gjithë. Protagonistja, gjithashtu ndihmon edhe babain e saj në biznesin e tyre të vogël familjar, një furrë buke.

Pas një aksidenti, ajo do ta gjejë veten të ndarë midis një prokurori dhe një paditësi hakmarrës. Nga 3 Marsi, “Përrallat e Pafajësisë” vjen në ekranin e 3Plus!