IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Njoftim i RTSH mbi fikjen e sinjalit analog; Kanalet dhe Pikat e Transmetimit

by IMA Redaksia
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Njoftim i RTSH mbi fikjen e sinjalit analog; Kanalet dhe Pikat e Transmetimit

Në zbatim të strategjisë për kalimin e transmetimeve nga analoge në ato digjitale, si dhe afatit të përcaktuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, RTSH njofton se që prej datës 10 Shtator 2018  transmetimet analoge për allotmentin  Tiranë Durrës do të mbyllen.

ADVERTISEMENT

Kjo nënkupton që teleshikuesit në qarkun Tiranë dhe Durrës do të kenë mundesinë të shohin programet e RTSH dhe operatorëve lokalë vetëm në formatin DVB-T2. Për të pare në këtë format  teleshikuesit e këtyre qarqeve, ku përfshihen qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Vorë, Kamëz, Krujë, Fushë Krujë, Shijak, Rrogozhinë së bashku me fshatrat, duhet të ketë në dispozicion pajisjet si më poshtë:

  • Antenë marrëse televizive te thjeshtë (siç e kanë pasur deri më sot).
  • Aparat marrës televiziv (televizor).
  • Dekoder DVB – T2 të llojit “free” pra që mundëson shikimin e kanaleve pa pagesë siç edhe janë të gjitha programet e ofruara nga rrjeti i RTSH-së. Ky dekoder gjendet në tregun e brendshëm. Të gjithë teleshikuesit që kanë aparate televizive që e kanë të inkorporuar dekoderin DVB-T2 nuk e kanë të nevojshëm dekoderin e mesipërm.

Kanalet e transmetimit të RTSH-së në këtë allotment janë: 21 (474 MHz) dhe 34 (578 MHz) të bandës UHF.

Të gjithë teleshikuesit për të marrë një sinjal me kualitet maksimal të rrjetit të RTSH në këtë allotment  duhet të drejtojne antenat sipas zonave:

  • Në qytetin e Tiranës, në drejtimet Mali i Dajtit, Prezë (Maja e Rrabës) ose Lapidari ne kodrat e Saukut kjo ne varesi te fushëpamjes;
  • Në qytetin e Durrësit dhe rrethinat e tij deri në gjirin e Lalzit, në plazhin e Durrësit si dhe në zonën e Shijakut në drejtim të Kodrës Arapaj.
  • Në zonën e Kavajës, plazhit Golem dhe Rrogozhinës në drejtim të Kryevidhit.
  • Në zonën e Vorës, Kamëz dhe Babrru në drejtim të Majës së Rrabës (Prezë) ose Mali i Dajtit në varësi të fushëpamjes.
  • Në zonën e Fushë Krujës, Krujës, Fushë Kuqe dhe Laçit në drejtim të Kodër Ishmit, Malit Dajt ose Lapidarit në varesi të fushëpamjes.
  • Në zonën Ndroq, Pezë në drejtim të Malit Dajt, Lapidarit ose Sheshit në varësi te fushëpamjes.
  • Në zonën mbas malit te Dajtit njësia administrative Zall Bastar në drejtim të majes së malit Dajt.

Pasi antena të jetë orientuar në drejtimet përkatëse, atëhere pasi është ndezur televizori dhe dekoderi, teleshikuesit duhet të bëjnë kërkimin automatik ose manual sipas dëshirës.

Në përfundim të kerkimit automatik në ekran do të shfaqen 12 kanalet e RTSH-s dhe katër kanale Radio përkatësisht:

ADVERTISEMENT
  • RTSH 1 HD;
  • RTSH 2 HD;
  • RTSH 3;
  • RTSH Sport HD;
  • RTSH Film;
  • RTSH Muzikë;
  • RTSH Fëmijë;
  • RTSH Shqip;
  • RTSH 24;
  • RTSH PLUS;
  • RTSH Kuvend;
  • RTK
  • Radio Tirana 1
  • Radio Tirana 2
  • Radio Tirana Internacional
  • Radio Tirana Klasik

si dhe 12 kanale të operatorëve lokalë që mbështeten në rrjetin DVB-T2  te RTSH-së si:

  • News 24 TV;
  • Report TV;
  • Neser Tv;
  • FAX NEWS;
  • TV Adriamed;
  • TV Elrodi;
  • TV Kukësi;
  • TV UTV Education;
  • TV Scan;
  • IN TV;
  • TV Korca;
  • RTV Gjirokastra

Për të realizuar sa më shpejt dhe sa më mire këtë proçes të kalimit nga transmetimet analoge në ato digjitale, RTSH ka vendosur në dispozicion të publikut në shërbim Help-desk me operator nga ora 7:00 deri në 24:00 . Për çdo problem që do të kenë shikuesit  për sinjalin e RTSH-së  mund të telefonojnë  në numrin  04 222 84 44.

Po keshtu për çdo problem apo vështiresi që mund të hasin teleshikuesit per gjetjen e sinjalit te RTSH-së mund te shkruajne ne faqen web: www.rtsh.al; facebook: RTSH Radio Televizioni Shqiptar.

Gjithashtu në allotmentin Tiranë Durrës do te jetë i pranishem edhe një grup teknikesh që do të japin ndihmën e tyre në terren. Për çdo problem ose paqartësi mund të kontaktoni në numrat e telefonit;

  • 067 40 70 308
  •  067 20 35 210

RTSH do të jetë gjithmonë në përmbushje të detyrimeve që ka ndaj publikut.

Tags: digjitalizimiRTSH
Previous Post

Ja si mund të siguroni sinjalin DVB-T2 të Vizion Plus dhe Tring

Next Post

Marrëveshja mediatike mes RTSH-së dhe Kinezëve

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Marrëveshja mediatike mes RTSH-së dhe Kinezëve

Marrëveshja mediatike mes RTSH-së dhe Kinezëve

Digjitalizimi | Ja si mund të ndiqni transmetimet e paketës së RTSH dhe kanaleve lokale në Tiranë dhe Durrës

Digjitalizimi | Ja si mund të ndiqni transmetimet e paketës së RTSH dhe kanaleve lokale në Tiranë dhe Durrës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA